Blinken thirrje Rusisë të zgjedhë diplomacinë për Ukrainën ose të përballet me pasoja
Sekretari i Shtetit Antony Blinken ripërsëriti paralajmërimin drejtuar Moskës se do të përballet me pasoja serioze nëse sulmon Ukrainën. Zoti Blinken i bëri komentet në Stokholm, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, para një takimi dypalëpsh me të.