Lidhje

Shqipëri, detyrim i vaksinimit anti Covid për administratën publike


Në Shqipëri, Komiteti teknik i ekspertëve rekomandoi sot detyrimin për vaksinim e të gjithë punonjësve të administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare, ndërsa miratoi aplkimin e dozës së tretë të vaksinës për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Këto masa duket se synojnë të nxisin procesin e vaksinimit, ritmet e të cilit ranë ndjeshëm në dy muajt e fundit

“Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë”, bëri të ditur sot kryetarja e Komitetit teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli.

Shqipëri, detyrim i vaksinimit anti Covid për administratën publike
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Mbetet për t’u parë se sa ky vendim do të zbatohet. Një masë e ngjashme u mor edhe para fillimit të vitit akademik në unversitete, por ajo u shpërfill haptazi.

Po sot Komiteti teknik vendosi që duke nga nesër, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Masat e fundit, duket se synojnë të nxisin procesin e vaksinimit i cili në dy muajt e fundit ka qenë në rënie progresive. Ritmet u tkurrën me më shumë se gjysmën në nëntor, krahasuar me gushtin dhe shtatorin, duke zbritur në një mesatare ditore prej 4203 vaksinimesh. Nga këto 2310 ishin doza të dyta dhe vetëm 1900 qytetarë kanë kërkur të bëjnë dozën e parë.

Procesi po has në skepticizëm. Kryeministri Edi Rama I cili sot mori dozën e tretë përpara telekamerave, e quajti të paimagjinueshme që siç tha ai “në shekullin e 21-të nuk mund t’i besohet shkencës, nuk mund t’i besohet autoriteteve, por u besohet disa sharlatanëve, disa delirantëve në internet që shpërndajnë gjithfarë teorish konspiracioni. Kjo është skandaloze dhe e turpshme! Mbi të gjitha, është të fyesh inteligjencës tënde dhe në vend t’i besosh shkencës, në vend t’i besosh atyre që janë faktet para nesh që humbasin jetën njerëzit pse nuk vaksinohen, ndërkohë që ata që vaksinohen, edhe kur infektohen - sepse vaksina nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, - e kalojnë me simptoma të lehta. Çfarë mund të thuhet tjetër sot, përveçse vaksinohuni?"

Në fakt të dhënat e ofruara sot nga anëtari i Komitetit të ekspertëve Dhimitër Kraja dëshmojnë se 94 përqind e atyre që përfundojnë në spital janë të pavaksinuar.

Ndërsa la në fuqi masat shtrënguese aktuale, të cilat në pjesën më të madhe vijojnë të injorohen, autoritetet njoftuan ndalimin e hyrjes në Shqipëri, të të huajve të cilët 14 ditët e fundit rezultojnë të kenë qenë në të paktën 6 shtete jugafrikane, ku është evidentuar variant i ri i Koronavirusit, Omicron, qarkullimi i të cilit ka alarmuar shumë vende të botës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG