Lidhje

Ulqin, 30 vjetori i themelimit të shoqatës "Art Klub"


Art Klubi: 30 vjet kulturë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Me veprimtarinë e vet aktive në të gjitha fushat e krijimtarisë, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Klubi”, ka luajtur një rol të veçantë në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kulturor të shqiptarëve në Malin e Zi.

Veprimtaria 30 vjeçare e “Art Klubit”, sipas studiuesve dhe analistëve, nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës dhe shkencës, që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist në Mal të Zi.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve Art Klubi shënon 30 vjetorin e veprimtarisë së vet në zhvillimin e kulturës, letërsisë dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi.

Art Klubi: 30 vjet kulturë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Kryetari Ismet Kallaba, thekson rolin shumë të rëndësishëm të shoqatës në ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Klub" gjatë këtyre 30 viteve ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për kulturën e shqiptarëve në Malin e Zi duke marrë parasysh se kultura ishte ndër aspektet kryesore të ruajtjes së identitetit kombëtarë të këtij komuniteti në Malin e Zi”, tha zoti Kallaba.

Veprimtaria e "Art Klubit", sipas studiuesve dhe analistëve shqiptarë ishte shumë e rëndësishme pasi nxori nga harresa personalitetet vendore të kulturës, letërsisë, shkencës dhe arteve tjera që ishin ndaluar apo shpërfillur nga sistemi komunist.

Studiuesi Haxhi Shabani vlerëson shoqatën "Art Klub" për krijimin e institucioneve që lanë gjurmë të veçanta në kulturën shqiptare.

“Krijimin e institucioneve, siç është Kalimera poetike ndër vite, që krijoi identitetin e vet dhe mendoj se gjatë këtyre 30 viteve u bë institucioni letrar kryesor ndër shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë”, tha zoti Shabani.

Ndërkaq studiuesi Nail Draga, vë në dukje rehabilitimin e disa personaliteteve vendore që në kohën komuniste ishin të anatemuar.

“Botimet që janë botuar me firmën e "Art Klubit" janë me peshë të veçantë. Unë këtu si titull do të veçoja librin kushtuar Cafo beg Ulqinit, i cili deri në atë kohë ky personalitet ishte i anatemuar nga pushteti i kohës dhe ky botim që prezanton jetën dhe veprimtarinë politike, prezanton edhe gjendjen sociale dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi”, tha zoti Draga.

Ndërkaq analisti Qazim Muja e sheh si një guxim të veçantë themelimin e kësaj shoqate, e cila edhe sot po shënon një sukses të theksuar kulturor.

“Themelimi i një shoqate të këtillë ndikoi në zhvillimin e kulturës, prezantimin dhe performimin e kulturës shqiptarëve në Malin e Zi. Edhe pse në fillim ishim skeptikë për mungesë të hapësirave, mjeteve materiale dhe shumë çka tjetër, megjithatë qëllimi u arrit”, tha zoti Muja.

Zoti Kallaba mendon se kjo traditë e mirë e "Art Klubit" duhet të ruhet dhe të vazhdohet me projekte të reja dhe bashkëkohore.

“Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Klubi" ka krijuar një traditë të mirë dhe tani është e rëndësishme të ruhet, por edhe të vazhdohet me hapa të tjerë”, tha zoti Kallaba.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve "Art Klubi" në mungesë të institucioneve të mirëfillta kulturore shpeshherë u konsiderua si një institucion shkencor dhe kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG