Lidhje

Gjyqi ndaj Ghislaine Maxwell


Jeffrey Epstein Maxwell Trial
Jeffrey Epstein Maxwell Trial

Ghislaine Maxwell ishte një shfrytëzuese e pamëshirshme, e rrezikshme dhe e sofistikuar që u shkaktoi "dëm të madhe e të vazhdueshëm" vajzave të reja duke i rekrutuar ato për t'u abuzuar seksualisht nga financieri Jeffrey Epstein, i tha jurisë të hënën një prokurore gjatë argumentave përmbyllëse.

Ndihmësprokurorja amerikane, Alison Moe, i tha jurisë se Epstein nuk do të kishte shfrytëzuar vajzat adoleshente për më shumë se një dekadë pa ndihmën e partneres britanike, të cilën ajo e përshkroi si "zonjën e shtëpisë" pasi Epstein abuzonte me vajzat në një rezidencë në Nju Jork, një pronë në Florida dhe një fermë në Nju Meksiko.

"Ghislaine Maxwell ishte e rrezikshme," i tha ndihmësprokurorja Moe jurisë, në një sallë gjyqi ku ishin marrë masa të shumta paraprake për shkak të pandemisë. Maxwell dhe Epstein kryen krime të tmerrshme.

Prokurori tha se Maxwell ishte një “shfrytëzuese e pamëshirshme e sofistikuar dhe që e dinte saktësisht se çfarë po bënte. Ajo drejtoi të njëjtin lojë për vite me radhë.”

“Ajo manipuloi viktimat e saj. Ajo shkaktoi dëme të thella dhe të vazhdueshme tek vajzat e reja. Ka ardhur koha për ta mbajtur atë përgjegjëse”, tha zonja Moe.

Argumentat e saj përmbyllëse bëhen në fillim të javës së katërt të një gjyqi që fillimisht ishte parashikuar të zgjaste gjashtë javë.

Seanca do të pasohet nga argumentet e mbrojtjes, kur ekipi i Maxwellit do t'i rikthehet edhe një herë idesë se ajo u bë një kokë turku pasi Epstein vrau veten në një qeli burgu federal në Manhattan në gusht të vitit 2019, ndërsa ai priste të dilte në gjyq nën akuzat për trafikim seksual.

XS
SM
MD
LG