Lidhje

Gjermania mbyll tre nga gjashtë centralet bërthamore


FILE - The nuclear power station is seen in Gundremmingen,southern Germany, May 23, 2006. Germany on Friday, Dec. 31, 2021 is shutting down half of the six nuclear plants it still has in operation, a year before the country draws the final curtain on its
FILE - The nuclear power station is seen in Gundremmingen,southern Germany, May 23, 2006. Germany on Friday, Dec. 31, 2021 is shutting down half of the six nuclear plants it still has in operation, a year before the country draws the final curtain on its

Gjermania do të mbyllë të premten tre nga gjashtë centralet bërthamore, që ka ende në funksionim, një vit përpara se vendi t’i japë fund përdorimit prej dekadash të energjisë atomike.

Vendimi për të hequr gradualisht energjinë bërthamore dhe për të kaluar nga lëndët djegëse fosile në energjinë e rinovueshme u mor për herë të parë nga qeveria e qendrës së majtë e Gerhard Schroeder-it në vitin 2002.

Pasardhësja e tij, Angela Merkel, e anuloi vendimin e saj për të zgjatur jetëgjatësinë e centraleve bërthamore të Gjermanisë pas katastrofës së Fukushimës në Japoni të vitit 2011 dhe caktoi 2022-shin si afatin përfundimtar për mbylljen e tyre.

Të tre reaktorët që po mbyllen, u vunë për herë të parë në funksionim në mesin e viteve 1980. Së bashku, ata siguronin energji elektrike për miliona familje gjermane për gati katër dekada.

Një nga centralet - Brokdorf, rreth 40 kilometra në veriperëndim të Hamburgut në lumin Elba - u bë fokusi i veçantë i protestave anti-bërthamore, që u nxitën nga katastrofa e Çernobilit në vitin 1986 në Bashkimin Sovjetik.

Dy impiantet e tjera janë Grohnde, rreth 40 kilometra në jug të Hanoverit dhe Grundremmingen, 80 kilometra në perëndim të Mynihut.

Disa në Gjermani kanë kërkuar që vendimi për t’i dhënë fund përdorimit të energjisë bërthamore të rishqyrtohet, sepse termocentralet tashmë në funksion prodhojnë relativisht pak dioksid karboni. Mbrojtësit e energjisë atomike argumentojnë se ajo mund të ndihmojë Gjermaninë të përmbushë objektivat e saj për reduktimin e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serrë.

Por qeveria gjermane tha këtë javë se çmontimi i të gjitha termocentraleve bërthamore vitin e ardhshëm, dhe më pas heqja graduale e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2030 nuk do të ndikojë në sigurinë energjetike të vendit, ose në synimin për ta bërë ekonominë më të madhe të Evropës "neutrale ndaj klimës" deri në vitin 2045.

“Duke rritur masivisht energjinë e rinovueshme dhe përshpejtuar zgjerimin e rrjetit të energjisë elektrike, ne mund të tregojmë se kjo është e mundur në Gjermani”, tha ministri i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habeck.

Disa nga fqinjët e Gjermanisë tashmë i kanë dhënë fund energjisë bërthamore, ose kanë njoftuar planet për ta bërë këtë, por të tjerët po vazhdojnë ta përdorin energjinë bërthamore. Kjo ka shkaktuar shqetësime për një përçarje në Evropë, me Francën që planifikon të ndërtojë reaktorë të rinj dhe Gjermaninë që po zgjedh gazin natyror si një "urë" derisa të ketë mjaftueshëm energji të rinovueshme. Të dyja palët argumentojnë se burimi i tyre i preferuar i energjisë të klasifikohet si i qëndrueshëm.

Tre centralet bërthamore të mbetura të Gjermanisë - Emsland, Isar dhe Neckarwestheim - do të mbyllen deri në fund të vitit 2022.

XS
SM
MD
LG