Lidhje

Çfarë dimë mbi krizën lidhur me Ukrainën


Anëtarët e shërbimit rus brenda një makine ushtrake gjatë në një stërvitjeje taktike të një njësie inxhinierike të sulmeve në rajonin e Rostovit në Rusi, më 17 janar 2022

UASHINGTON — Grumbullimi i rreth 100 mijë trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe stërvitjet ushtarake të Rusisë në Bjellorusi, shtuan shqetësimet se Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës. Rusia ka vendosur trupa, tanke dhe artileri të rëndë në veri, jug dhe lindje të territorit ukrainas.

Deri në vitin 1991, Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, të udhëhequr nga Rusia. Tensionet aktuale me Rusinë filluan më 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, një lëvizje që është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia ka mbështetur edhe separatistët që kontrollojnë një pjesë të territorit të Ukrainës Lindore, që ndodhet pranë kufirit me Rusinë.

Bisedimet e fundit të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, Organizatën e Traktatit Veri-Atlantik dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, dhanë pak rezultate të dukshme pasi aleatët e Ukrainës kërkuan që Rusia të mos përshkallëzojë situatën.

Një kolonë e automjeteve ruse në një autostradë në Krime, më 18 janar 2022.
Një kolonë e automjeteve ruse në një autostradë në Krime, më 18 janar 2022.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se po planifikon pushtimin e Ukrainës dhe ka kërkuar garanci se NATO nuk do të zgjedhoret më tej përgjatë kufirit të saj, si për shembull duke anëtarësuar Ukrainën në aleancën perëndimore ushtarake. ShBA dhe NATO kanë refuzuar këto kërkesa, duke thënë se NATO përfaqëson politikën e dyerve të hapura dhe se Ukraina është e lirë të vendosë për anëtarësim në aleancë.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës janë zotuar se ndaj Moskës do të ndërmerren sanksione të ashpra ekonomike, nëse Rusia sulmon territorin ukrainas.

XS
SM
MD
LG