Lidhje

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët


Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjigantë. Vëzhguesit e shpendëve thonë se zhurma e kamionëve dhe ekskavatorëve tashmë po i tremb pelikanët dhe flamingot.

Laguna piktoreske Vjosë-Nartë, në detin Adriatik është një ndalesë vendimtare për tufat e shpendëve në migrimin e tyre vjetor midis Evropës dhe Afrikës.

Është shpallur një zonë e mbrojtur e folezimit dhe migrimit në vitin 2004 dhe është shtëpia e 200 lloje shpendësh.

Qeveria shqiptare thotë se një aeroport i ri në lagunë do të nxisë turizmin përgjatë bregdetit të pacenuar të Adriatikut dhe është në përputhje me rregullat mjedisore.

Kompania “Mabetex” me bazë në Zvicër, e cila do të ndërtojë aeroportin nuk iu përgjigj emaileve dhe mesazheve telefonike të agjencisë së lajmeve “Reuters” për një koment.

Sipas ekspertëve një tjetër problem lidhet dhe me sigurinë, për shkak të rrezikut të përplasjes së avionëve me shpendët.


Edhe banorët lokalë janë shprehur kundër këtij aeroporti, pasi sipas tyre dëmton turizmin.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2019, përpara pandemisë COVID-19, turizmi përbënte 18 për qind të prodhimit ekonomik të Shqipërisë dhe krijonte një në çdo 10 vende pune.

XS
SM
MD
LG