Lidhje

Mali i Zi, seancë mosbesimi për qeverinë


Mali i Zi, seancë mosbesimi për qeverinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:53 0:00

Parlamenti i Malit të Zi po zhvillon një mocion e mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Seanca është propozuar nga Lëvizja Qytetare URA.

Mocioni pritet të mbështetet nga partitë e pakicave dhe disa parti opozitare, në mesin e të cilëve edhe partia e presidentit aktual, Milo Gjukanoviq.

Zv/Kryeministri malazez Dritan Abazoviq në nismën e tij vuri në dukje se, “kemi ardhur në një situatë kur duhet të zhbllokojmë rrugën evropiane të Malit të Zi, të zgjedhim gjykatësin e lartë të shtetit dhe të krijojmë një shtet të së drejtës”.

Një ditë më parë në parlamentin e Malit të Zi nuk mori mbështetjen e shumicës nisma e Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e Zv/ Kryeministrin Abazoviq.

Zoti Krivokapiq e akuzoi zotin Abazoviq se, “me konceptin e qeverisë së pakicës po mashton opinionin dhe po injoron rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi”.

Kërkesat e ndërsjella për shkarkimin e ekzekutivit në Mal të Zi janë epilogu i krizës disa mujore, si ndërmjet parlamentit dhe qeverisë, ashtu edhe brenda vetë qeverisë.

Si reagim ndaj përpjekjeve për zgjidhjen e krizës në institucionet e sistemit, ditët e fundit janë organizuar protesta në disa qytete malazeze, të drejtuara kundër Zv/Kryeministrit Abazoviq por edhe të gjithë atyre që mbështesin konceptin e qeverisë së pakicës.

Qeveria e Kryeministrit Zdravko Krivokapiq, e afërt me Kishën Ortodokse Serbe, që ndikoi drejtpërdrejtë në zgjedhjen e ministrave, u zgjodh në fillim të dhjetorit të vitit 2020 nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe lëvizja Qytetare URA.

Sidoqoftë, pritet që në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit qeveria të bjerë, sepse nismën po e mbështesin e gjithë opozita, kështu që pritet të ketë vota të mjaftueshme që ajo të miratohet.

XS
SM
MD
LG