Lidhje

PIPS, politika e jashtme e Kosovës, pa përparim gjatë vitit 2021


PIPS, politika e jashtme e Kosovës, pa përparim gjatë vitit 2021
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:37 0:00

PIPS, politika e jashtme e Kosovës, pa përparim gjatë vitit 2021

Në një raport të publikuar nga Instituti i Prishtinës për Studimin e Politikave lidhur me politikën e jashtme të Kosovës gjatë vitit të kaluar, thuhet se qeveria aktuale nuk i ka zgjeruar marrëdhëniet me vendet që tashmë e kanë njohur pavarësinë e saj por vetëm i ka mirëmbajtur ato.

“Kemi një ndryshim të narracionit të politikës së jashtme, kemi një politikë të jashtme të demokratizimit dhe luftimit të korrupsionit, është një fokus strategjik që i shërben edhe kontekstit vendor por edhe ndërkombëtarisht pozicionim interesant i qeverisë. Kemi një përqendrim vetëm në zonën euro-atlantike të raporteve edhe në këtë kuptim ka mjegull për kërkesat në anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja. Kemi një riorientim të politikës së jashtme në marrëdhënie dypalëshe, me raporte me shtetet që na kanë njohur”, tha Gëzim Visoka, hartues i raportit.

Sipas raportit, shumica e veprimtarive gjatë vitit 2021 në politikën e jashtme janë pjesë e veprimtarive dypalëshe dhe janë mirëmbajtur marrëdhëniet me partnerët kryesorë.

“Ka ndodhur një përputhje ideologjike, fokus strategjik mes SHBA-së kryesisht me ardhjen e administratës Biden ku promovimi i demokracisë dhe luftimi i korrupsionit kanë qenë një bashkëdyzim interesant por ka pasur moispërputhje sa i përket moratoriumit me Serbinë dhe shtrirjes së infrastrukturës së gazit likuid në Kosovë. Është interesant se sin ë dy fusha ka pasur përputhje ndërsa dy tjera mospërputhje dhe mendoj që përgjithësi qeveria i ka mbajtur raportet delicate me SHBA-në përkundër presioneve të ndryshme dhe në një farë forme ndihmat që kanë ardhur me vaksinat nga SHBA-të kundër virusit COVID e kanë mbuluar këtë dualitetin e tensioneve por edhe të përputhjeve”, tha zoti Visoka.

Zëvendësministri i punëve të jashtme, Kreshnik Ahmeti, tha se ministria e Jashtme nuk ka pasur nevojë për ndryshime radikale në politika pasi që sipas tij, të gjitha partitë politike e kanë drejtimin e njëjtë gjeo-strategjik në raport me të ardhmen e vendit. Ai tha se tashmë është hartuar një strategji për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën

“Duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka moratorium për organizata ndërkombëtare, nuk ka moratorium për njohje dhe ne që nga fillimi i qeverisë tonë kemi udhëzu departmanetin tonë për organizata ndërkombëtare që të ndërtojë një straegji, ta përditësoj atë sepse nuk është që nuk ka pasur dhe nuk është në dorën tonë se kur mund të aplikojmë sepse secila organizatë ka afatet dhe procedurat e saj, në dorën tonë i kemi të dimë se cilat i kemi me më interes dhe ta ndërtojmë një listë prioritetsh dhe një listë e tillë është”, tha ai.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike në opozitë, Vlora Çitaku, njëherësh ish ambasadore në Shtetet e Bashkuara, tha se Kosova ka ende shumë punë të papërfunduara posaçërisht në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Ajo thotë se shteti i Kosovës duhet të diskutojë për përparësitë e ardhshme të tij.

“Kjo duke pasur parasysh se ne në Kosovë në masë të madhe këndvështrimet për botën, për Evropën, për NATO-n, për Amerikën i kemi ato të ndërtuara në vitin 1999 dhe apo në vitin 2008. Bota ka ndryshuar shumë, ka ndryshuar dramatikisht shumë në dekadat e fundit, ka ndryshuar shumë edhe dy vitet e fundit, po supozoj që pandemia ka ndryshuar disa trende në botë”, tha ajo.

Raporti i Institutit të Prishtinës për studimin e politikave bën thirrje për ndryshim të formatit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pasi që formati aktual nuk është duke funksionuar dhe është kufizuar në menaxhim të krizave apo parandalim përshkallëzimi të krizës ose të shndërrimit të konflikteve politike në ato fizike.

XS
SM
MD
LG