Lidhje

Djokovic: Nuk vaksinohem, i gatshëm të qëndroj jashtë turneve të rëndësishëm


Ylli i tenisit Novak Djokovic tha se është i përgatitur të mos marrë pjesë në dy kampionatet e ardhshme të mëdha, nëse për të hyrë në vendet pritëse, do t'i duhej që të vaksinohej kundër COVID-19.

Gjatë një interviste të martën për rrjetin televiziv BBC, tenisti numër një në botë, tha se ai vazhdon të jetë kundër vaksinës dhe se ky është një çmim që është i gatshëm ta paguajë, duke mos marrë pjesë në turneun e Francës, ‘French Open’ që mbahet në maj dhe në atë të ‘Wimbledon-it’ që mbahet në Britani në qershor.

Qëndrimi i 34-vjeçarit serb vjen pas disa javë përplasjesh të forta me zyrtarët australianë të imigracionit, çka i kushtoi atij mundësinë e vendosjes së një rekordi prej 21 titujsh të turneve kryesorë. Ai u deportua para fillimit të turneut të Australisë, që u mbajt në Melburn, turneu i parë i madh i tenisit për këtë vit.

Gjatë intervistës zoti Gjokoviç mbrojti vendimin për të refuzuar vaksinën kundër COVID-19, duke thënë se parimet e vendimmarrjes për trupin e tij janë më të rëndësishme se çdo titull, apo çdo gjë tjetër. Ai tha se nuk mbështet asnjë fushatë kundër vaksinimit, por thjesht beson në lirinë për të zgjedhur atë që fut në trup.

XS
SM
MD
LG