Lidhje

Reagimet e banorëve të Ukrainës pas nisjes së agresionit rus 


Ukraine Tensions

Mëngjesin e së enjtes, jeta normale e banorëve të Ukrainës u shkatërrua. Pas disa javë paralajmërimesh, nisi lufta. Shumë banorë të kryeqytetit, Kievit dhe qyteteve të tjera nxituan të largonin fëmijët dhe premtonin se do të ktheheshin për të luftuar pasi Rusia nisi sulmin nga toka, ajri dhe deti.

Reagimet e banorëve të Ukrainës pas nisjes së agresionit rus
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Shpërthime filluan të dëgjoheshin në orët e para të së enjtes në kryeqytet. Të shtënat e armëve nuk ndalonin, sirenat u ndezën në të gjithë qytetin dhe autostrada u mbingarkua nga trafiku ndërsa banorët kërkonin të largoheshin.

“Unë do të largoj fëmijët e mi dhe do të kthehem, ne do të luftojmë për vendin. Ukraina do të fitojë, pa marrë parasysh se me çfarë çmimi”, thotë Aleksandër, banor i Kievit .

“Ne shpresonim se nuk do të ndodhte. Është e paimagjinueshme që një njeri i arsyeshëm të merrte një vendim të tillë. Jam i hutuar, është e tmerrshme”, thotë Sergey.

“Federata Ruse nuk do të ndalojë atë që ka filluar. Harrojini kombet vëllazërore. Kjo është një goditje me thikë pas shpine që ne e prisnim, gjërat po shkonin kështu për disa kohë. Tani mendoj se ata do të bëjnë ç’të munden për të na shkatërruar ne, por ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë. Djemtë tanë po luftojnë për ne atje, ne lutemi për ta. Shpresojmë që Zoti të na shpëtojë dhe fqinjët tanë të na mbështesin dhe të na ndihmojnë sepse më në fund të gjithë mund të shohin fytyrën e vërtetë të këtij vendi Rusisë”, thotë një tjetër banore e Kievit.

Të shumtë ishin dhe njerëzit në pikat kufitare më Poloninë, që u larguan nga Ukraina.

“Jemi zgjuar në mes të natës, sepse të gjithë bërtisnin bomba, bomba. Zjarre kishte kudo… Nuk e di, bota duhet të lutet. Shumë njerëz në Ukrainë tani janë gati të mbrojnë vendin. Ngjarjet zhvillohen shpejt kështu që nuk e di se çfarë është do të ndodhë nesër”, thotë Maria banore e qytetit Liev. Raketat ruse ranë pothuajse mbi të gjitha qytetet e Ukrainës. Autokolona makinash me trupa ushtarake ruse dhe tanke u futën nga rajonet lindore të vendit dhe sulme u zhvilluan edhe në qytetet portuale të Odessa dhe Mariupol në jug. Kharkivi është një nga qytetet e sulmuara më rëndë nga trupat ruse. Banorët u strehuan në një stacion metroje nëntokësore nga frika e raketave që nuk kursyen as vendbanimet civile.

“Bombardimet filluan në orën 5 të mëngjesit. Dëgjova zhurmë dhe u zgjova. Kuptova se dukej si artileri. U hodha nga divani, vrapova të zgjoja nënën time dhe pas pak raketa goditi. Dëgjova një shpërthim pas shpinës time”, thotë Mikhail Shcherbakov.

Por banorët në këtë qytet nuk u dorëzuan përballë agresionit rus. Për orë të tëra ata qëndruan në radhë për të dhuruar gjak për ushtarët që janë në vijën e frontit.

“Sot, rreth 200 njerëz kanë dhuruar gjak. Dhe duke pasur parasysh radhët, ka shumë më tepër njerëz që duan të dhurojnë gjakun e tyre për të krijuar rezerva për situata të jashtëzakonshme”, thotë mjeku Yuriy Verkhovenko.

Për javë të tëra, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u përpoq të minimizonte rrezikun e agresionit nga Rusia, edhe pse paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara u bënë më urgjente.

Sipas tij paniku do të çonte në destabilizimin shoqëror që mund të ishte një avantazh taktik për Rusinë.

XS
SM
MD
LG