Mbështetja ndaj Ukrainës, Meta viziton ambasadën në Tiranë
Presidenti Ilir Meta vizitoi ambasadën e Ukrainës në Tiranë për të shprehur solidaritetin e vendit të tij ndaj popullit ukrainas duke dënuar agresionin e Rusisë. Shqipëria ju bashkua sanksioneve të Bashkimit europian ndaj Moskës dhe njoftoi mbylljen e hapësirës së saj ajrore për operatorët rusë.