Kosova shënon përvjetorin e fillimit të luftës
Udhëheqësit e Kosovës thanë të shtunën se anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik dhe i domosdoshëm, meqë kërcënimet ndaj lirisë tashmë janë realitet, pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, që ka nxitur edhe shqetësimet për mundësinë e destabilizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.