Lidhje

Koordinimi i përpjekjeve të parandalimit dhe mbrojtjes mes aleatëve të NATO-s


NATO's Stoltenberg holds a news conference to discuss crisis in Ukraine, in Brussels
NATO's Stoltenberg holds a news conference to discuss crisis in Ukraine, in Brussels

Ndërsa civilët në Ukrainë janë viktimat kryesore të sulmeve të artilerisë ruse, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të shkojë në Bruksel javën e ardhshme për të koordinuar përpjekjet e mbrojtjes me aleatët e NATO-s.

Koordinimi i përpjekjeve të parandalimit dhe mbrojtjes mes aleatëve të NATO-s
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, 20 ditë që kur filloi agresioni rus.

Shtëpia e Bardhë, ndërkohë, njoftoi se presidenti Joe Biden do të shkojë në Evropë për të vazhduar konsultimet me aleatët.

“Presidenti do të shkojë në Bruksel, në fund të këtij muaji, për të marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars ku do të diskutohen përpjekjet e vazhdueshme të parandalimit dhe mbrojtjes në përgjigje të sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të hekurt për aleatët e NATO-s”, tha sekretarja e shtypit Jen Psaki.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy shprehu habinë në një video të postuar të martën.


"Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë. Jemi të vetëdijshëm. Kemi dëgjuar për vite se dyert ishin të hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të anëtarësohemi. Është një e vërtetë dhe duhet pranuar. Jam i lumtur që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”.

NATO-ja ka hedhur poshtë kërkesat ruse që Ukraina të përjashtohet nga anëtarësimi në aleancën mbrojtëse. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake dhe më gjerë për sulmin e saj në Ukrainë. Uashingtoni i ka kërkuar Kinës që të mos ndihmojë Moskën të vazhdojë sulmin e saj ndaj civilëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze u përgjigj të martën.


"Ne i bëjmë thirrje me forcë Shteteve të Bashkuara që të mos dëmtojë interesat e Kinës kur trajtojnë marrëdhëniet me Rusinë. Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të kryejnë bashkëpunim normal ekonomik dhe tregtar në frymën e respektit reciprok, barazisë dhe përfitimit", tha Zhao Lijian.

Kina është vënë në një pozitë delikate në agresionin rus ndaj Ukrainës, duke mbështetur aleatin e saj Moskën verbalisht dhe materialisht, por qartësisht e pakënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat, tha për Zërin e Amerikës Michael Kimmage nga Fondi Gjerman Marshall.

“Është e qartë se Kina nuk e pëlqen këtë luftë. Se ajo e sheh luftën shumë radikale dhe shumë shkatërruese për të mirën e Kinës. Dhe në këtë kuptim, Kina do të kërkojë të përmbushë interesat e saj”.

Presidenti i Ukrainës Zelenskyy mbajti një fjalim në një sesion të përbashkët të Kongresit të mërkurën. Ekspertët vërejnë se ka mbështetje dërrmuese dypartiake për Kievin në Kongres.

Ekspertët vërejnë se fjalimi i zotit Zelenskyy në parlamentin britanik pati një ndikim të rëndësishëm dhe përloti disa anëtarë.

XS
SM
MD
LG