Lidhje

Putin shfaqet në një tubim të madh ndërsa trupat vazhdojnë sulmin në Ukrainë 


Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq në një tubim të madh në Moskë, duke lavdëruar trupat e vendit të tij ndërsa vazhdojnë sulmet e tyre vdekjeprurëse në qytetet ukrainase me bombardime dhe raketa.

Më shumë se 200,000 njerëz ishin brenda dhe përreth stadiumit Luzhniki të premten për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë, në Ukrainë. Zoti Putin doli në skenë, duke cituar një varg biblik dhe duke këmbëngulur se veprimet e tij ishin të nevojshme për të parandaluar "gjenocidin", një pretendim i mohuar kategorikisht nga udhëheqësit anembanë globit.

Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të godasin kryeqytetin ukrainas Kiev, dhe lëshuan një breshëri raketash në periferi të qytetit perëndimor të Lviv-it.

OKB: 6.5 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës për shkak të luftës

Agjencia e OKB-së për migracionin vlerëson se gati 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur tani brenda Ukrainës, përveç 3.2 milionë refugjatëve që tashmë janë larguar nga vendi.

Vlerësimet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin sugjerojnë se Ukraina ka arritur në një kurs vetëm tre javorë drejt niveleve të zhvendosjes nga lufta shkatërruese e Sirisë – e cila ka dëbuar rreth 13 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre si në vend ashtu edhe jashtë tij.

Të dhënat u publikuan të premten nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Shifrat e ONM-së, thuhet në dokument janë “një përfaqësim i mirë i shkallës së zhvendosjes së brendshme në Ukrainë – e llogaritur të jetë 6.48 milionë persona të zhvendosur brenda vendit që nga marsi.

XS
SM
MD
LG