Protesta e tetë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve
Mijëra qytetarë morën pjesë sot në Tiranë në protestën e tetë kundër rritjes së çmimeve për karburantet dhe ushqimet. Qeveria ka shpallur një paketë subvensionesh për pensionistët, transportin dhe bujqësinë si dhe po mbikëqyr çmimet e naftës dhe ushqimeve, por ato vlerësohen si të pamjaftueshme