Lidhje

Lufta në Ukrainë, Truqia rrezikon furnizimet me grurë 


Storekeepers in Gaziantep, Turkey are seeing the impacts of lira devaluation
Storekeepers in Gaziantep, Turkey are seeing the impacts of lira devaluation

Turqia po paguan një çmim të lartë për varësinë që ka nga eksportet e grurit ukrainas dhe ai rus. Një muaj pasi lufta ka nisur në Ukrainë, eksportet e grurit në Turqi janë ulur ndjeshëm. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, ekspertët e ekonomisë thonë se pritet që inflacioni të rritet edhe më shumë.

Lufta në Ukrainë, Turqia rrezikon furnizimet me grurë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Në portin e Stambollit është ulur ndjeshëm numri i anijeve që sjellin grurë dhe fara luledielli nga Ukraina dhe Rusia.

Pothuajse të gjitha eksportet ushqimore nga Deti i Zi janë ulur ndjeshëm për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë të importojmë afërsisht 10 milionë ton grurë të cilësisë së lartë. Unë nuk e di nëse Rusia ka kaq shumë furnizim, pasi ata kanë vendosur kontrolle mbi eksportet. Po ashtu Ukraina ishte tregu numër një i Turqisë për drithërat dhe për fara luledielli. Sigurisht, Turqia mund të blejë nga tregje të tjera, por ato janë më larg që do të thotë kosto më të larta transporti dhe më e rëndësishmja në këto vende kushton më shtrenjtë”, thotë Atilla Yesilada, ekspert ekonomie.

Sipas ekspertëve, Turqia tashmë po paguan një çmim të lartë për importin e drithrave.

“Bordi turk i drithërave kishte importuar grurë qershorin e kaluar për 262 dollarë amerikanë për ton, por javën e kaluar çmimi arriti në 456 dollarë, pra të paktën dyfishi i çmimit. Kështu në Turqi pasojat do të jenë të larta, pasi mbështetet në importet bujqësore. Faktorë të tjerë janë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë dhe detyrimit për të paguar në monedhë të huaj”, thotë Ali Ekber Yildirim, analist në gazetën “Dunya”.

Vlera e monedhës turke ra vitin e kaluar dhe ajo vazhdon të jetë nën presion. E ndërsa për importet e grurit pagesat duhen bërë në dollarë, inflacioni, që përpara nisjes së luftës ishte më shumë se 50%, tani, thonë ekspertët, do të rritet edhe më shumë.

Çmimi i bukës në Turqi tani pothuajse është dyfishuar. Pavarësisht subvencioneve të qeverisë për miellin, pritshmëria është që çmimet të vijojnë të rriten.

“Rritja e çmimit të bukës do të vijojë edhe në muajt në vijim. Me rritjen e kostos së gazit, energjisë elektrike dhe ujit, sigurisht që çmimet e bukës do të rriten. Nuk bëhet fjalë vetëm për çmimin e miellit”, thotë Metin Celik, një bukëpjekës në Stamboll. Dikur të rralla, grevat tani janë të zakonshme, pasi punëtorët kërkojnë paga më të larta për të përballuar çmimet në rritje.

“Në thelb buka është ushqimi kryesor, nëse nuk mund të përballoni asgjë tjetër. Kam dëgjuar njerëz që thonë se buka, që aktualisht kushton katër lira, mund të kap çmimin shtatë lira gjatë muajve të verës. Dhe kjo është shkatërruese. Sigurisht që do të ketë një ndikim përtej ekonomisë, sigurisht që do të ndikojë në popullaritetin e brendshëm të presidentit Erdogan”, thotë Atilla Yesilada, ekspert ekonomie.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vitin e ardhëm do të kërkojë të rizgjidhet. Sipas ekspertëve kjo situatë do të ketë pasoja të shumta gjatë zgjedhjeve për zotin Erdogan dhe politikat e qeverisë së tij.

XS
SM
MD
LG