Lidhje

Shkodër, shpërthime me eksploziv në dy biznese të mëdha


Shkodër, shpërthime me eksploziv në dy biznese të mëdha
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:01 0:00

Shkodër, shpërthime me eksploziv në dy biznese të mëdha

Dy shpërthime të fuqishme me lëndë plasëse, që ndodhën gjatë natës në qytetin e Shkodrës, kanë dëmtuar dy nga bizneset më të rëndësishme në këtë qytet, supërmarketin ushqimor “SPAR” dhe qendrën tregtare të veshjeve “LC WAIKIKI”, biznese këto me shtrirje të gjërë në disa prej qyteteve të Shqipërisë dhe të rajonit.

Ato ndodhen në zonat kyçe të qytetit, jo më shumë se 500 metër larg nga njëri-tjetrit; njëri pranë stadiumit të futbollit dhe tjetri vetëm pak metra larg ndërtesës së bashkisë dhe asaj të prefekturës.

Sipas policisë vendore, shpërthimi i parë ndodhi në orën 02:20, ndërsa 10 minuta më pas u dëgjua shpërthimi tjetër. Nga shpërthimet nuk të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për hetimin e ngjarjes është ngritur një grup hetimor, por deri tani nuk ka një pistë të qartë nëse objektivi i autorëve ka qenë dëmtimi i dy bizneseve, apo pronarët që kanë lëshuar me qera ndërtesat e tyre për këto biznese.

Ndërtesa, ku është vendosur qendra tregtare e veshjeve “LC WAIKIKI” mësohet se është në pronësi të Xhemal Bushatit, i cili në zgjedhjet e fundit për bashkinë e Shkodrës kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike.

Në këtë ndërtesë jeton edhe familja e zotit Bushati. Zëri i Amerikës pyeti zotin Bushati në lidhje me ngjarjen dhe ai u përgjigj se “për momentin nuk ka asnjë pistë në lidhje me shpërthimin dhe qëllimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse”.

Pak orë pas ngjarjes, Partia Demokratike, përmes një deklarate, dënoi sulmin me eksploziv ndaj pronës së ish kandidatit demokrat Xhemal Bushati, sulm, i cili sipas saj, është dëshmi e “gjendjes së përkeqësuar të sigurisë në Shkodër”.

Ndërsa, kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahija, i cili kandidoi në këto zgjedhje nën siglën e grupimit "Shtëpia e Lirisë", përmes një deklarate në facebook, kërkoi që “institucionet ligjzbatuese, policia dhe prokuroria, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale”.

Prej vitesh, Shkodra vazhdon të jetë një nga zonat me nivel të lartë të kriminalitetit, ku sipas autoriteteve policore veprojne disa grupe kriminale të cilat vazhdojnë të mbeten të pandëshkuara.

XS
SM
MD
LG