Lidhje

Poloni, vullnetarët që ndihmojnë refugjatët ukrainas 


Russia Ukraine War

Qyteti plak Przemysl është bërë një nga portat pritëse të refugjatëve ukrainas. Shumë banorë të këtij qyteti kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar refugjatët që i largohen luftimeve. Për më shumë le të ndjekim materialin e korrespodentes së Zërit të Amerikës, Celia Mendoza.

Poloni, vullnetarët që ndihmojnë refugjatët ukrainas 
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Adam Wąsowicz është një vullnetar nga qyteti plak Przemysl dhe si detyrë kryesore ka sistemimin e refugjatëve ukrainas.

“Njerëzit erdhën në kushte të rënda, në gjendje të rëndë psikologjike. Të mbyllur në vetvete. Ata nuk dinin çfarë të bënin, nëse nuk do të kishte një qendër si kjo, ku ne mund të kujdeseshim pak për ta”, tregon për Zërin e Amerikës, Adami.

Sipas tij të gjithë vullnetarët i ndihmojnë refugjatët të përshtaten me realitetin e ri.

“Në 2-3 ditët e para, ata duhet të mësohen me ne. Ne jemi të huaj për ta. Por më vonë, kur largohen, na përqafojnë, na falënderojnë që i kemi ndihmuar”, tregon më tej Adami.

30-vjeçarja Olga mbërriti në këtë qytet polak fillimisht si refugjate nga Odesa. Tani ajo është një nga vullnetaret që ndihmon refugjatët e tjerë ukrainas.

“Ishte dërrmuese për mua dhe dëshpëruese, kështu që vendosa të bëj diçka, atë që mund të bëj. Familja ime është tani në Odesa, kështu që ata nuk mund t’i ndihmoj, por vendosa të ndihmoj njerëzit e tjerë këtu”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Pavarësisht korridoreve humanitare të krijuara për civilët në Ukrainë, kalimi është ende shumë i rrezikshëm thotë 30-vjeçarja.

“Jam e shqetësuar për gjyshen dhe mamin tim. Është disi e komplikuar situata, sepse gjyshja pati një goditje në tru shtatë vjet më parë, kështu që nuk mund të ecë. Ajo nuk mund të lëvizë pa ndihmë. Për të arritur në Odesa, duhet të udhëtosh nëpër disa zona të rrezikshme. Është e ndërlikuar t’i largosh nga atje”, thotë ajo.

Ndërkohë Adami thotë se u ndje i detyruar të ndihmonte të gjithë njerëzit, që po largoheshin nga lufta në Ukrainë.

“Këta janë fqinjët tanë. Edhe pse ka pasur ulje-ngritje në histori, unë i përkas brezit të njerëzve që falim”, thotë ai. Por tani, një brez i ri është dëshmitar i dhunës dhe pasojave të luftës.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët më shumë se 4.7 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi agresionin. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 2.7 milionë janë larguar drejt Polonisë.

XS
SM
MD
LG