Lidhje

OSBE-ja thotë se anëtarë të Misionit të saj në Ukrainën lindore, janë arrestuar


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha të shtunën se po punonte për të siguruar lirimin e disa pjesëtarëve të Misionit të Posaçëm të Monitorimit që ishin arrestuar në Ukrainën lindore.

"OSBE është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numri anëtarësh të misionit kombëtar u është privuar liria në Donetsk dhe Luhansk. OSBE-ja po përdor të gjitha kanalet në dispozicion për të mundësuar lirimin e pjesëtarëve të personelit të saj," tha në përgjigje të një kërkese për koment, zyra e saj për media, duke mos dhënë më shumë detaje.

Në një fjalim drejtuar organizatës prej 157 anëtarësh të premten, zëvendësambasadorja e Britanisë në OSBE me qendër në Vjenë kishte kritikuar Rusinë për refuzimin e zgjatjes së misionit të Misionit në Ukrainë përtej marsit.

"Dhe tani po marrim raporte alarmante se përfaqësuesit e Rusisë në Donbas po kërcënojnë stafin, pajisjet dhe objektet e misionit dhe se forcat ruse kanë zënë robër anëtarët e stafit të Misionit të Posaçëm”, tha Deirdre Brown në fjalimin e saj që u bë publik nga qeveria britanike.

OSBE-ja tha në mars se kishte evakuuar rreth 500 anëtarë të misionit ndërkombëtar nga Ukraina.

Zyra e medias e OSBE-së tha të shtunën se Misioni i Posaçëm i Monitorimit vazhdoi të ndihmojë stafin e mbetur kombëtar në Ukrainë në përpjekjet për t'u zhvendosur në zona më të sigurta.

"Kontaktet me anëtarët e misionit kombëtar vazhdojnë në baza ditore, përfshirë për të përcaktuar vendndodhjen e tyre dhe për t'i ndihmuar ata, aq sa është e mundur, nëse vendosin të lëvizin," tha zyra e medias.

XS
SM
MD
LG