Lidhje

Pashkët, një festë emocionale këtë vit për refugjatët ukrainas në Poloni


Shumë ukrainas që u detyruan të largohen nga shtëpitë për shkak të luftës në vendin e tyre festuan me shumë emocione Pashkët në Poloni të dielën, ndërsa mendimet u kthyen tek të dashurit e tyre në Ukrainë. Mbi gjysma e pesë milionë refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina janë vendosur në Poloni.

Pashkët, një festë emocionale këtë vit për refugjatët ukrainas në Poloni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:11 0:00

Anna Janushevich, e cila u largua nga Lvivi me vajzën e saj më 24 shkurt, ditën kur filloi lufta, tha se këto janë Pashkët e saj të para larg shtëpisë, por shumë ukrainas të tjerë që jetojnë në Poloni ia bënë më të lehtë festimin e kësaj feste.

“Kjo është hera e parë që nuk po i kaloj Pashkët në Ukrainë. Është e vështirë, por fatmirësisht ka shumë njerëz nga Ukraina që jetojnë këtu (në Poloni)”, thotë ajo.

Gjashtëdhjetë e pesë vjeçari Wasyl Majsznuk tha se po kalonte Pashkët duke menduar për bashkëshorten e tij.

“Jam i trishtuar sepse bashkëshortja ime qëndroi në vend për t’u kujdesur për nënën e saj 95-vjeçare. Nëse ndodh diçka, unë do t’i sjell ato këtu”, thotë ai.

Irena Bedershtet, e cila u largua nga shtëpia e saj në Rivne Oblast, në perëndim të Kievit, më 28 shkurt, tha se edhe pse ishte mbledhur me bashkatdhetarët e saj ukrainas për një meshë të Pashkëve, ajo e kishte shumë të vështirë ta largonte mendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë.

“Dëshiroj që lufta të përfundojë, në mënyrë që ne të mund të kthehemi në shtëpi. Unë punoj këtu, por dua të shkoj në Ukrainë për të vizituar familjen time”, thotë ajo.

Polonia, një vend me shumicë katolike, ka patur gjithmonë një diasporë të madhe ukrainase, por kishat ortodokse pritet të jenë shumë më të ngarkuara këtë vit.

Mbi gjysma e pesë milionë refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina janë vendosur në Poloni.

Në një meshë në Moskë të shtunën, Patriaku i Moskës, Kirill, tha se shpresonte që konflikti në Ukrainë të përfundonte shpejt, por nuk e dënoi atë.

Deklaratat e tij që mbështesin sulmin e Rusisë, të dënuar nga Kievi dhe vendet perëndimore si një akt agresioni, kanë përçarë kishën ortodokse në botë.

Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike, ka hequr dorë nga planet për t'u takuar me Patriarkun Kirill në qershor.

XS
SM
MD
LG