Lidhje

Takimi Guterres-Putin, diskutohet për evakuimin e civilëve nga Mariupoli


UKRAINE-CRISIS/UN-RUSSIA-PUTIN
UKRAINE-CRISIS/UN-RUSSIA-PUTIN

OKB-ja tha se Sekretari i Përgjithshëm António Guterres dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë rënë dakord në parim që Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duhet të përfshihen në evakuimin e civilëve nga një fabrikë çeliku e rrethuar në qytetin juglindor të Ukrainës, Mariupol.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se gjatë takimit të tyre kokë më kokë të martën, Guterres dhe Putin "diskutuan propozimet për ndihmë humanitare dhe evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit, përkatësisht në lidhje me situatën në Mariupol".

Fabrika e madhe e çelikut Azovstal është shkatërruar pothuajse plotësisht nga sulmet ruse, por ajo është ende pika e fundit e rezistencës së organizuar ukrainase në Mariupol.

Rreth 2,000 trupa dhe 1,000 civilë thuhet se janë të strehuar në bunkerët nën strukturën e shkatërruar.

Dujarric tha se pas marrëveshjes Guterres-Putin në parim, do të zhvillohen diskutime me zyrën humanitare të OKB-së dhe Ministrinë Ruse të Mbrojtjes për evakuimin e civilëve nga Mariupoli.

XS
SM
MD
LG