Lidhje

Kosova shënon ditën e Evropës


Me veprimtari të shumta në Prishtinë u shënua nëntë maji dita e Evropës. Dita e sotme është festë shtetërore dhe ditë pushimi, ndonëse Kosova është i vetmi vend i Evropës juglindore qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza dhe e fundit në proceset e integrimeve evropiane.

Kosova shënon ditën e Evropës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Brukseli zyrtar nuk duhet shikuar vetëm si një entitet politik, por edhe si një institucion që siguron një të ardhme të qëndrueshme.

“Është një ditë e rëndësishme për neve, për Bashkimin Evropian por besoj që është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor sepse ne besojmë që Ballkani Perëndimor ka të ardhme të qartë evropiane dhe ne jemi duke punuar për ta afruar Kosovën sa më afër standardeve evropiane, që ofrojnë një të ardhme të sigurt”, tha ai.

Të pakënaqur ndërkaq me procesin e afrimit të Kosovës me proceset integruese, një grup studentësh protestuan kundër kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Mosliberalizimi i vizave për Kosovën në njërën anë nënkupton edhe mohimin e diversitetit duke ua pamundësuar studentëve të Kosovës që të bëhen pjesë e rinisë evropiane me botëkuptime të ndryshme filozofike, morale, racore apo akademike edhe intelektuale. Qëllimi tjetër i këtij aksioni simbolik është për të shprehur pakënaqësitë e studentëve për mosmbajtjen e premtimeve të BE-së për të liberalizuar vizat në rast se i përmbushë kriteret dhe për të çuar mesazhin se ne i kemi përfunduar detyrat e shtëpisë andaj është koha që t’i përfundoni dhe ju”, tha Omer Kosumi nga organizata e studentëve “Studim, kritikë, veprim”.

Edhe 81 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i kanë dërguar letër presidentit francez, Emanuel Macron duke i bërë thirrje që të mbështesë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe shtimin e vëmendjes për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook tha se Bashkimi Evropian është projekt dhe proces për Evropën që beson në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Ai shkroi se “këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë” duke nënvizuar se pikërisht në këtë ditë “duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha shtetet evropiane paqedashëse”.

Në të gjitha proceset Kosova përballet me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

XS
SM
MD
LG