Lidhje

Presidenti Biden fillon turneun në Azi me ndalesë në Korenë e Jugut


President Biden and South Korean President Yoon @ Samsung Semiconductor factory

Presidenti Biden filloi sot turneun në Azi, duke u përqëndruar tek mungesat e mikroprocesorëve që kanë pllakosur ekonominë globale.

Ai vizitoi kompleksin e Samsungut, që mund të shërbejë si model për fabrikën prej 17 miliardë dollarësh të gjysmë-përçuesve që kompania koreano-jugore po ndërton në Austin të Teksasit.

Shtimi i prodhimit të mikroprocesorëve është një nga përparësitë kryesore të Presidentit Biden në politikën e brendshme. Mungesat e tyre kanë shkaktuar vonesa në prodhimin e auto-veturave, pajisjeve elektro shtëpiake dhe mallrave të tjera.

Mungesat në zinxhirrët e furnizimit kanë shkatuar inflacion të lartë dhe dëmtuar eonominë, duke bërë që mbështetja për presidentin Biden të bjerë ndjeshëm.

Administrata amerikane po përqëndrohet në shtimin e mallrave që prodhohen në Shttet e Bashkuara. Pas Koresë së Jugut, në turneun e tij 5 ditor në Azi, Presidenti Biden do të vizitojë edhe Japoninë.

XS
SM
MD
LG