Lidhje

Rusia vijon sulmet, Zelensky: Bombardimet e kanë kthyer Donbasin në një ferr të vërtetë


Forcat ruse intensifikuan sot bombardimet nga ajri dhe toka në rajonet lindore të Donbasit në Ukrainë, duke shkatërruar shtëpi në zonat e banuara dhe vrarë një numër civilësh, sipas zyrtarëve ukrainas.

Prersidenti Volodymyr Zelensky tha se bombardimet e kanë kthyer Donbasin në një ferr të vërtetë.

Në Moskë, Ministri i Mbrojtes Sergei Shoigu tha se “çlimirimi i Republikës Popullore të Luhanskut do të përfundojë së shpejti”.

Rusia e ka përqëndruar vëmendjen në Donbas, pasi dështoi të merrte Kievin në fazat e para të luftimeve të filluara nga Presidenti Putin më 24 shkurt. Forcat separatist pro-Moskës në këtë rajon kanë 8 vjet që luftojnë kundër forcave ukrainase dhe kontrollonin territore të gjera, edhe para fillimit të agresionit rus.

Forcat ruse sulmuan qytetet Lisiçansk dhe Severo-donetsk, të dyja në rajonin Luhansk të Donbasit, tha sot guvernatori rajonal, Serhiy Haidai. Por sulmi në Severo-donetsk u zbraps, tha ai. Njoftimi nuk është konfirmuar nga burime të pavarura. Dështimet e përparimit të forcave ruse në lindje, pasohen me fushata më të ashpra bombardimesh.

Makineria ushtarake e Rusisë po përballet me rezistencën e Ukrainës, mijëra banorë janë vrarë dhe qytete të tëra janë shkatërruar, në krizën më të rëndë në Evropë në dekada. Rreth një-e-treta e ukrainasve janë larguar nga shtëpitë e tyre, me mbi 6 milionë, që janë larguar nga vendi.

Sipas zbulimit britanik, Rusia pritet të përforcojë operacionet në Donbas, pasi të marrë plotësisht nën kontroll Mariupolin.

XS
SM
MD
LG