Lidhje

Shqipëri, socialistët drejt zgjedhjes së presidentit të ri të shtunën


Shqipëri, presidenca e Republikës
Shqipëri, presidenca e Republikës

Në Shqipëri, presidenti i ri i vendit pritet të zgjidhet me shumë gjasa, të shtunën e ardhshme, kur do të zhvillohet dhe raundi i katërt i votimit

Konferenca e kryetarëve miratoi propozimin e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, sipas të cilit afati për dorëzimin e kandidaturave është po të shtunën deri në mesditë, ndërsa seanca e parlamentit për votim do të mbahet në orën 18.00.

Mbrëmjen e së premtes, në pritje të kthimit të kryeministrit Edi Rama nga New York-u, socialistët kanë thirrur kryesinë, ku do të vendosin për kandidatin për president. Nuk dihet nëse në mbledhje, anëtarëve të kryesisë do t’u ofrohen një apo disa emra, nga të cilët do të mund të përzgjedhin.

Pas vendimit të këtij forumi, kandidati do t’i paraqitet të shtunën paradite, grupit parlamentar, ku do të merren dhe emrat e deputetëve që do të mbështesin zyrtarisht kandidaturën.

Në raundin e katërt, presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë të deputetëteve. Në këtë mënyrë sociaistëve u mjaftojnë votat e tyre.

Tre raundet e para u dogjën pa asnjë kandidaturë, ndërsa shumica dhe opozita nuk arritën të gjenin një dakortësi, për të shkuar drejt një emri konsensual.

XS
SM
MD
LG