Lidhje

Presidenti i ri, mblidhet kryesia e PS për kandidaturën


Selia e Partisë Socialiste
Selia e Partisë Socialiste

Në Shqipëri, kryesia e partisë socialiste është mbledhur sot pasdite për të vendosur për kandidaturën e presidentit të ri të vendit, e cila do t’i nënshtrohet nesër votimit në parlament

Kryesia pritet të diskutojë mbi disa emra, për të dalë më pas me një kandidaturë të vetme që do të mbështetet nga grupi parlamentar. Deputetët e shumicës janë thirrur për t’u mbledhur nesër paradite, dy orë para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave.

Tri raundet e para u dogjën pa asnjë kandidat, pasi shumica dhe opozita dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për të shkuar drejt një emri konsensual. Në raundin e katërt, socialistët e kanë shumicën e thjeshtë të votave, 70+1 deputet, që nevojiten për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Seanca e votimit do të mbahet nesër pasdite. Opozita sërish u shfaq e ndarë, ndonëse palët bashkohen në faktin se sipas tyre, kjo shumicë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme presidentin. Kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të marrin pjesë në seancë, "për të mos legjitimuar kapjen nga ana e shumicës dhe të institucionit të presidentit". Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e PD-së, bëri të ditur se ai dhe deputetë që e mbështesin, do të jenë në sallë për të votuar kundër.

XS
SM
MD
LG