Lidhje

Ulqin, ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve


Psikologët dhe punonjësit e shëndetit publik theksuan ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor të të rinjve, që mund të ketë pasoja negative dhe të qëndrueshme në zhvillimin e tyre.

Në tryezën e rrumbullakët “Ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve”, e cila u mbajt në Ulqin, u ravijëzua rëndësia e trajnimit të të rinjve me qëllim që me kohë të identifikohen shenjat e problemeve në shëndetin mendor.

Mali i Zi, ndikimi i COVID-19 në shëndetin mendor të të rinjve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:21 0:00

Kufizimet që ka imponuar pandemia e veçanërisht mungesa e pranisë fizike në shkollë ka ndikuar në mënyrë negative tek të rinjtë, sidomos në shëndetin mendor të tyre.

Psikologia Ardita Kovaçi vuri në dukje se mungesa e shkollës për një kohë të gjatë ka dhënë shenjat e para të problemeve në shëndetin mendor.

“Braktisja e shkollës për një kohë të gjatë, duke ditur se shkolla është institucioni i dytë pas familjes ku të rinjtë zhvillohen dhe ndikohen në socializimin e personalitetit të tyre, ka ndikuar fuqishëm tek ndjenjat e tyre. Edhe ballafaqimi i familjes me kriza ekonomike ose me kriza shëndetësore ka ndikuar tek të rinjtë në nuhatjen e sigurisë të shëndetit mendor. Para disa kohësh në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin kemi bërë një anketë për të parë sa është ndikimi psikologjik i COVID-19 tek të rinjtë dhe kemi vrejtur se ka të rinj, të cilët shfaqin simptoma gjë që sinjalizoë se shëndeti mendor i tyre është rrezikuar”, tha zonja Kovaçi.

Mjekja e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, Egzona Pali thekson se shumë të rinj kanë shfaqur shqetësime rreth shëndetit mendor duke kërkuar ndihmë tek qendrat këshillimore.

“Si moshat e moshuara ashtu edhe të rinjtë kanë kaluar një periudhë shumë shqetësuese. Në shumicën e rasteve ne jemi këshilluar edhe me psikologë dhe psikiatër që tu ofrojmë ndihmën e duhur pacientëve. Ata shfaqnin shumë pasiguri, gjendje stresi, kriza ankthi “, tha mjekja Pali.

Psikologia Kovaçi vlerëson si tejet të rëndësishme që të rinjtë të trajnohen në këtë drejtim dhe me kohë ti identifikojnë shenjat e para të problemeve në shëndetin mendor.

“Ne po punojmë me disa të rinj duke i trajnuar se si të identifikojnë problemet e shëndetit mendor dhe si ata me kohë ti trajtojnë në mënyrë të duhur këto probleme”, tha zonja Kovaçi.

Njohësit e kësaj fushe theksuan në tryezën e rrumbullakët se vonesat në trajtimin e shëndetit mendor me kohë do të ketë një kosto të lartë dhe ky problem mund të bëhet i vështirë për tu menaxhuar.

XS
SM
MD
LG