Lidhje

Cavusoglu: Organizata FETO pengesa më e madhe në marrëdhëniet me Kosovën


Cavusoglu KOSOVO
Cavusoglu KOSOVO

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha të dielën se Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat euro-atlantike ndërsa theksoi se prezenca e organizatës FETO në Kosovë është pengesa më e madhe e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Cavusoglu: Organizata FETO pengesa më e madhe në marrëdhëniet me Kosovën
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku tha se Turqia do të vazhdojë angazhimet e saj diplomatike në Ballkanin Perëndimor dhe se sipas tij dialogu është i nevojshëm për qëndrueshmërinë dhe paqen në rajon.

“Dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë jemi duke e mbështetur, mendojmë se duhet të arrihet një marrëveshje me rrugëve diplomatike. Zhvillimet në Bosnje dhe reflektimet negative të luftës së Ukrainës në rajon janë gjëra që duhet nxjerr mësime dhe ne si Turqi nuk duam të kthehemi në ditët e errëta të viteve të 90-ta dhe nuk do të lejojmë këtë dhe për këtë jemi duke punuar në vazhdimësi”, tha ai duke nënvizuar se Turqia mbështet sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ngriti sërish siç tha shqetësimin e vendit të tij për ekzistencën e grupit FETO në Kosovë, duke ju referuar organizatës së klerikut Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtin e shtetit të korrikut të vitit 2016. Ai tha se kjo është pengesa më e madhe e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Ekzistenca e FETO-s po bën punë për të helmuar raportet tona dhe pas tentim puçit në Turqi prezenca e FETO-s në Kosovë neve dhe popullin turk e shqetëson shumë. Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë, po e zbaton në Kosovë dhe këtë ne jemi duke e ndjekur. Me një anë tentojnë të helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, ku janë duke i shtuar investimet dhe në anën tjetër shohin të depërtojnë në institucione shtetërore. Ashtu siç kanë bërë në Turqi edhe vende tjera po provojnë të bëjnë edhe këtu, për këtë arsye për neve te vendi mik dhe vëlla në Kosovë është shqetësuese t’i shohim këto dhe e dini që janë të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ai.

Ministri turk u bëri thirrje intitucioneve të Kosovës që të mos i marrin parasysh fjalët e vendeve tjera që kërkojnë të mbështesin organizatën FETO.

Turqia vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës veprime kundër organizatës FETO.

Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të Institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe nxiti një përplasje deklaratash ndërmjet presidentit turk Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në korrik të vitit 2018 u themelua një komision parlamentar për hetimin e operacionit i cili gjeti 31 shkelje ligjore gjatë operacionit. Shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

XS
SM
MD
LG