Lidhje

Ukraina përdor teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë 


Facial Recognition

Teknologjia e identifikimit të fytyrës mund të ndryshojë luftërat në botë. Ukrainasit tashmë kanë filluar të përdorin teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë. Ata shpresojnë që kjo mund të frenojë krimet e luftës.

Ukraina përdor teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të identifikuar ushtarët rusë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:16 0:00

Ndonëse është e debatueshme, policia amerikane po mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologjinë e njohjes së fytyrës për të identifikuar të dyshuarit dhe viktimat. Tani kjo teknologji po përdoret në luftë, për të identifikuar të vdekurit, armiq të mundshëm dhe të dyshuar për krime lufte.

“Teknologjia e identifikimit të fytyrës është një nga mjetet shumë të dobishme që ne përdorim tani dhe funksionon në mënyrë perfekte. Brenda Policisë Kombëtare të Ukrainës, ne kemi më shumë se pesë departamente që e përdorin atë”, thotë Leonid Tymchenko, zyrtar i policisë ukrainase.

“Clearview AI”, një kompani teknologjike amerikane për identifikimin e fytyrës, u ka dhënë zyrtarëve ukrainas qasje në të dhënat e saj që përmbajnë miliarda fytyra për të kontrolluar identitetin e ushtarëve rusë. Kompania mbledh imazhe nga faqet si Facebook dhe faqe të tjera publike, duke përfshirë ato të mediave sociale ruse si “VKontakte” ose “VK”.

"Ata kishin foto të dy ushtarëve të vdekur. Për njërin prej tyre kishte të dhëna mbi identitetin e tij, ndërsa për tjetrin jo. Duke përdorur fotografitë e fytyrës sistemi ynë arriti të identifikonte profilin e mediave sociale në internet të ushtarit të vdekur", thotë Hoan Ton-That, president i kompanisë “Clearview AI”.

Zoti Ton-That thotë se nëse njerëzit e dinë se identiteti i tyre përfundimisht do të mund të përcaktohet nga një foto e bërë me një telefon, teknologjia mund të veprojë si një frenuese e krimeve të luftës. Por kompania “Clearview AI” është kritikuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të mënyrës se si merr fotografitë dhe se si është përdorur programi i saj.

"Kompania “Clearview AI” po merr të dhënat e fytyrës suaj nga fotofrafitë e postuara në internet, në llogaritë tuaja të mediave sociale, për një qëllim krejtësisht tjetër dhe po i kthen ato në një armë, që tani po përdoret në një zonë lufte”, thotë Stephanie Hare, studiuese e teknologjisë.

Kritikët e kompanisë “Clearview AI” po bëjnë thirrje për rregulla më të forta mbi përdorimin e kësaj teknologjie. Por, për ata që përballen me mizoritë e kohës së luftës, teknologjia e identifikimit të fytyrës është një mjet i nevojshëm.

XS
SM
MD
LG