Lidhje

50 të vdekur në një kamion të braktisur në San Antonio


Pesëdhjetë persona u gjetën të vdekur në një rimorkio kamioni në San Antonio. Mbi dhjetë persona të të tjerë u dërguan në spital, në mesin e tyre katër fëmije. Autoritetet në San Antonio thanë se bëhet fjalë për një përpjekje trafikimi të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i policisë William McManus, tha se një punonjës i qytetit dëgjoi thirrjet për ndihmë në një rrugë anësore në jugperëndim të San Antonios. Oficerët që arritën në vendin e ngjarjes gjetën një trup në tokë jashtë rimorkios dhe dyert e saj pjesërisht të hapura, tha ai.

Shefi i zjarrfikësve Charles Hood, tha se ata që u dërguan në spital ishin të dehidratuar dhe në rimorkio nuk kishte asnjë pikë uji.

"Ishte një rimorkio frigorifer, por nuk kishte asnjë njësi të dukshme ftohëse që funksiononte”, tha zoti Hood.

Temperaturat në San Antonio, që shtrihet rreth 250 km larg kufirit me Meksikën, arritën të hënën në në 39.4 shkallë Celsius.

Shefi i policisë McManus tha se tre persona u arrestuan por është e paqartë nëse ata ishin të lidhur me trafikimin me qenie njerëzore.

Kryebashkiaku i San Antonios, Ron Nirenberg, tha se të 46-tët që vdiqën kishin "familje dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë".

"Kjo nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore", tha kryebashkiaku Nirenberg.

Ngjarja e së hënës është ndër tragjeditë më vdekjeprurëse që kanë marrë mijëra jetë njerëzish që provuan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika në dekadat e fundit.

XS
SM
MD
LG