Lidhje

Nju Jorkezët të shqetësuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë që anuloi ligjin 100 vjeçar për mbajtjen e armëve 


Supreme Court Guns

Në Shtetet e Bashkuara Gjykata e Lartë rrëzoi së fundmi një ligj 100-vjeçar që kufizonte mbajtjen e armëve në publik, në qytetin e Nju Jorkut. Vendimi heq kërkesën e mëparshme që pronari i armës duhet të verifikonte nevojën për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje. Gazetari i Zerit të Amerikës, Aron Ranen pyeti njujorkezët dhe profesionistët e zbatimit të ligjit se çfarë mendojnë për ndryshimet e fundit në ligj dhe si do të ndikojë ky vendim në sigurinë publike në Amerikë.

Nju Jorkezët të shqetësuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë për armët
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00


Gjykata e Lartë vendosi javën e kaluar që banorët e qytetit të Nju Jorkut dhe qyteteve të tjera të mëdha mund të mbajnë ligjërisht armë në publik, pa pasur nevojë për një leje të posaçme pëer ta mbajtur armën të ekspozuar.

“West Side Rifle and Pistol Range” është i vetmi poligon publik në Manhattan, pronari i së cilës u shpreh i ngazëllyer me lajmin.


“Është një gjë e mrekullueshme. Kjo është një gjë e mahnitshme, veçanërisht në qytetin e Nju Jorkut, unë në fakt u mahnita shumë nga kjo”, thotë zoti Leung.


Që nga marrja e vendimit, ky poligon ka parë rritje të interesit për armë.
Telefoni ka rënë pa ndërperë. Edhe më parë ka pasur interesim, por të paktë. Tani telefoni bie pa pushim.. Dhe njerëzit as që duan ta kuptojnë këtë koncept. Po iu shpjegoj... kjo nuk të jep të drejtën që të kesh papritmas një licencë për të mbajtur armë. Ju duhet të kaloni përmes një aplikacioni. Duhet të aplikoni për licencë. Nuk ndodh brenda natës”, thotë zoti Aaron.


Rritja e mundshme e pranisë së armëve në rrugë, shqetëson shumë banorë të qytetit të Nju Jorkut.

“Është e frikshme. E kam thënë, e kam mbijetuar pandeminë. Nuk do të largohesha kurrë nga Nju Jorku. Por kjo është një arsye për ta menduar një mundësi të tillë. Duke qenë edhe aziatiko-amerikane, kur ndaj nesh ka shumë sulme paragjykuese, jam e tmerruar. Unë jam vërtet e tmerruar”, u shpreh zonja Mun.

“Sa më shumë njerëz të mbajnë armë në Nju Jork, do të rriten tensionet shumë më tepër se tani”, shpreh shqetësimin e saj, protestuesja tjetër Van Esley.


Rritja e pranisë së armëve në rrugët e qytetit të Nju Jorkut është shqetësim edhe për kryebashkiakun, Eric Adams.

“Ne nuk mund të lejojmë që Nju Jorku të bëhet siç ishte perëndimi i egër. Kjo është e papranueshme. Unë nuk do të lejojë që qyteti ynë të jetojë me frikën se të gjithë rreth nesh janë të armatosur dhe se çdo grindje mund të kthehet në një shkëmbim zjarri”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Adams.


Departamenti i policisë së qytetit të Nju Jorkut është më i madhi në Shtetet e Bashkuara me rreth 36,000 oficerë.

“Si një ish-detektiv i policisë së qytetit të Nju Jorkut, mund t'ju them se vendimet kur ke vetëm një sekondë kohë për të reaguar janë edhe ashtu shumë të vështira. Tani kësaj i shtohet edhe shqetësimi për armët, nëse ky apo ai person është i licencuar, nëse është person i mirë apo i keq. Kjo shton presion të madh tek oficerët e policisë. Do të jetë sfiduese për policët e qytetit të Nju Jorkut,” thotë zoti Odom.

Sipas një hulumtimi të kryer nga organizata “Small Arms”, amerikanët zotërojnë më shumë se 393 milionë armë. Me vendimin e ri të Gjykatës së Lartë, ky numër pritet të rritet.

XS
SM
MD
LG