Lidhje

Grupi muzikor rus, këngë kundër luftës në Ukrainë 


Little Big
Little Big

“Little Big” është një grup muzikor rus, që në vitin 2020 do të përfaqësonte Rusinë në festivalin europian të këngës, “Eurovision”. Tani ky grup muzikor ka publikuar një këngë, që dënon agresionin rus në Ukrainë. Zëri i Amerikës foli me disa nga anëtarët e grupit, të cilët tani ndodhen në Los Angeles.

Grupi muzikor rus, këngë kundër luftës në Ukrainë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Në fund të muajit qershor, grupi muzikor rus “Little Big” publikoi një këngë të re, e titulluar “Anulimi i brezit” (Generation Cancellation), si një reagim kundër agresionit të Moskës në Ukrainë.

Grupi muzikor tani është vendosur në Shtetet e Bashkuara, pasi u largua nga Rusia për në Los Anxhelos përpara se kënga të publikohej.

“Kjo është studioja jonë. Në fillim e ngrita në garazh”, i tregon Zërit të Amerikës Ilya Prusikin, pjestar i grupit “Little Big”.

“Më 24 shkurt Sonya po më shikonte në mënyrë të çuditshme. Dhe unë e pyeta: Çfarë ndodhi?’ Dhe ajo më thotë: ‘Lufta ka filluar”. U habita, e pyes me kë jemi në luftë dhe me tha me Ukrainën…”, tregon me tej i habitur Ilya.

“Ishte një nga ditët më të vështira. Ishte vërtet e frikshme dhe e tmerrshme. Para se të largoheshim nga Rusia, mbidheshim me grupin dhe diskutonim për atë që po ndodhte”, tregon Sonya Tayurskaya, pjestare e grupit muzikor “Little Big”.

Grupi muzikor “Little Big” u bë i famshëm në muajt para nisjes së festivalit europian të këngës gjatë vitit 2020. Kënga e tyre “Uno” ishte në atë kohë një nga këngët pretendente për ta fituar Eurovision-in, por konkursi u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ilya i tregon Zërit të Amerikës se e do Rusinë, por i konsideron veprimet e vendit të tij në Ukrainë një akt agresioni të papranueshëm.

“Nuk donim të heshtim. E konsiderova si një lloj krimi të brendshëm kundër idealeve të mia nëse nuk reagonim. Gjithmonë e kam menduar veten si humanist. Gjithmonë kam besuar se jeta njerëzore është e shenjtë. Asnjë luftë nuk është e pranueshme”, thotë ai.

“Gjyshja ime është nga Ukraina, ajo është 100% ukrainase. Nuk më intereson pse Rusia vendosi të sulmojë, por ata nisën sulmin dhe tani njerëzit po vdesin”, thotë Sonya për Zërin e Amerikës.

“Unë e adhuroj Rusinë si vend, por jo qeverinë. Unë i dua njerëzit, miqtë dhe të afërmit e mi, qytetin dhe shkollën time, por jo shtetin”, thotë Ilya.

Si Ilya dhe Sonya thonë se ndjekin me vëmendje çdo ditë atë që po ndodh në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG