Lidhje

Japonezët në zi për ish-kryeministrin Shinzo Abe 


A prayer ceremony for Japan's former Prime Minister Shinzo Abe, in Ahmedabad
A prayer ceremony for Japan's former Prime Minister Shinzo Abe, in Ahmedabad

Një autokolonë me trupin e ish-kryeministrit Shinzo Abe mbërriti në kryeqytetin japonez të shtunën, ndërsa policia në qytetin perëndimor të Naras, ku ai u vra, tha se kishte pasur dështime në masat e sigurisë.

Qytetarët japonezë u mblodhën në rezidencën e tij dhe në skenën e sulmit të së premtes në Nara, ku udhëheqësi modern me jetëgjatësinë më të madhe politike i Japonisë u qëllua për vdekje ndërsa mbante një fjalim fushate. Tokioja e quajti vrasjen një sulm ndaj vetë demokracisë.

Policia arrestoi një 41-vjeçar menjëherë pasi zoti Abe u qëllua nga afër dhe tha se i dyshuari kishte përdorur një armë të bërë vetë. Forca e policisë lokale tha të shtunën se masat e sigurisë kishin dështuar.

"Nuk mund ta mohojmë se kishte probleme me planin e sigurisë duke pasur parasysh se çfarë ndodhi," tha shefi i policisë së Naras, Tomoaki Onizuka në një konferencë shtypi, duke shtuar se policia do të analizojë me hollësi se çfarë ndodhi.

Kryeministri Fumio Kishida u kthye urgjent në Tokio të premten pas vrasjes.

Në Nara, rreth 450 km në jugperëndim të Tokios, një numër i madh njerëzish u vunë në radhë për të vendosur lule pranë një fotografie të zotit Abe.

Varrimi i tij do të bëhet të martën.

Media japoneze njoftuan, duke cituar burime policore, se i dyshuari, Tetsuya Yamagami, i kishte thënë policisë se besonte se zoti Abe ishte i lidhur me një grup fetar që ai fajësoi për shkatërrimin financiar të nënës së tij. Policia nuk e ka identifikuar grupin.

XS
SM
MD
LG