Lidhje

Mariupol, shkollat e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë


Russia Ukraine War
Russia Ukraine War

Shkolla numër 66 ishte krenaria e Mariupolit, pas një rinovimi pothuajse të plotë të saj në vitin 2018. Por gjithçka ndryshoi në fund të shkurtit të këtij viti. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim pasojave të luftës mbi arsimin në Ukrainë.

Mariupol, shkollat e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:19 0:00


Shkolla numër 66 në Mariupol ishte e hapur për herë të fundit për nxënësit më 23 shkurt të këtij viti.


“Më 24 shkurt erdha në shkollë. Erdhen edhe disa nxënës dhe personeli pedagogjik. Me ndihmën e personelit, fsheha të gjithë dokumentacionin, dosjet dhe të dhënat e punës në kasaforta. Mbyllëm gjithçka, dhe bëra një filmim të shkurtër, të fundit, në shkollë”, thotë drejtoresha e shkollës, Natalia Rovitska.


Ajo thotë se dëshiron ta shohë shkollën të qetë dhe të bukur, ashtu siç e kishte lënë.


"Kështu filloi për ne dita e parë e luftës", thotë ajo.


Menjëherë pas fillimit të luftës, u bë e qartë se Mariupoli nuk do të ishte i sigurt.
Megjithatë, për ca kohë, zonja Rovitska arriti të shkonte pranë shkollës.


“Më 10 mars, në orët e vona të pasdites më vizituan disa prindër që jetonin pranë shkollës. Ata më thanë të mos shkoja më në shkollë dhe më treguan fotografi të saj, të shkatërruar. Shkolla ishte goditur nga një raketë”, thotë ajo.


Më vonë bombardimi i Mariupolit u intensifikua. Zonja Rovitska me bashkëshortin dhe qenin e saj kaluan shumë ditë në bodrum dhe më pas u detyruan të largohen.


“Unë dhe bashkëshorti im i kishim të gjitha dokumentet me vete. Morëm dy jastëkë, një batanije, një tenxhere me pak gjellë në të, disa kokrra patate, një shishe me ujë dhe pastaj u larguam nga streha”.


Pas largimit nga vendi, zonja Rovitska mori një ofertë pune në Varshavë. Fondacioni Ukraina e Pathyeshme hapi shkollën e parë ukrainase atje dhe kishte nevojë për një drejtor.


“Shkolla kishte 13 fëmijë nga Mariupoli. Tre prej tyre ishin nga shkolla ku kam punuar”, thotë ajo.


Sot nxënësit e shkollës numër 66 janë të shpërndarë nëpër botë. Disa prej tyre janë ende në Mariupol. Por zonja Rovitska është në kontakt me shumicën prej tyre. Festa me rastin e ditës së fundit të shkollës u mbajt në internet.


Pavarësisht luftës, mësuesit vazhdojnë t'i përgatisin të diplomuarit për provimet e pranimit në universitet, duke u siguruar që nxënësit ta kuptojnë se jeta megjithatë, vazhdon.

XS
SM
MD
LG