Lidhje

Greqia proteston ndaj Serbisë dhe Ukrainës lidhur me rrëzimin e avionit me pajisje ushtarake


A flame is seen amid debris of an Antonov cargo plane in Palaiochori village in northern Greece, July 17, 2022, after it reportedly crashed Saturday near the city of Kavala. The An-12, a Soviet-built turboprop aircraft operated by the Ukrainian cargo carr

Greqia protestoi ndaj Serbisë dhe Ukrainës për mosinformimin në kohë në lidhje me ngarkesën e municioneve në bordin e një avioni ukrainas i cili u rrëzua pranë qytetit verior të Kavalas të shtunën në mbrëmje, thanë burimet diplomatike greke të hënën.

Avioni Antonov An-12 që transportonte 11.5 ton paisje ushtarake mbrojtëse të prodhuara në Serbi, përfshirë mortaja dhe predha stërvitore, u rrëzua dhe mori flakë, duke shpërthyer në fushat e misrit. Tetë anëtarët ukrainas të ekuipazhit humbën jetën.

Më herët, piloti kishte njoftuar për probleme me motorin dhe iu dha leja për një ulje emergjente në Kavala, por sinjali i avionit humbi menjëherë pas telefonatës.

Ministria e jashtme greke ka paraqitur një ankesë tek ambasadori i Ukrainës në Athinë duke thënë se Greqia duhej të ishte njoftuar paraprakisht nga Ukraina në lidhje me natyrën e ngarkesës së avionit, tha një burim diplomatik grek.

Burimet diplomatike greke thanë më herët të hënën se Greqia gjithashtu do të protestonte ndaj Serbisë për të njëjtën arsye.

Ministria e jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha të dielën në mëngjes se paisjet ushtarake në avion ishin prodhuar nga industria e mbrojtjes e Serbisë dhe se blerësi i ngarkesës ishte Bangladeshi.

Autoritetet greke bllokuan zonën të shtunën dhe më pas ndaluan banorët të afroheshin dhe i këshilluan t’i mbanin dyert dhe dritaret mbyllur, ndërsa zjarrfikësit dhe njësia speciale e reagimit të shpejtë ndaj fatkeqësive po hetonin zonën.

XS
SM
MD
LG