Procesi i integrimit në BE dhe pritshmëritë në Shkup
Analistët në Shkup vlerësojnë se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian do të jetë i vështirë dhe me shumë sfida. Vendimet e viteve të fundit të BE-së kundrejt procesit të integrimit, kanë bërë që mes një pjese të publikut të bjerë mbështetja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për Bllokun.