Lidhje

Forcat ukrainase godasin urën që furnizon trupat ruse


Ura Antonivskyi mbi lumin Dnieper
Ura Antonivskyi mbi lumin Dnieper

Forcat ukrainase kanë goditur një urë strategjike në pjesën jugore të vendit, duke përdorur ato që një zyrtar i emëruar nga Rusia tha se ishin sisteme raketash të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Ura Antonivskyi mbi lumin Dnieper u mbyll të mërkurën pas goditjes nga trupat ukrainase.

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës për rajonin Kherson, i emëruar nga Rusia, tha se ura qëndronte ende në këmbë pas sulmit të së martës vonë, por se tabani i saj ishte plot me vrima. Ai tha se forcat ukrainase përdorën sistemin HIMARS për të kryer sulmin. Ura shërbente si një nyje kyçe për furnizimin e forcave ruse në pjesën jugore të Ukrainës.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli për sulmet ndaj urës përmes një shkrimi në rrjetin Twitter të mërkurën, duke thënë se forcat ruse duhet t'i kuptojnë sulmet si një paralajmërim.


Zoti Podolyak shkroi se rusët "duhet të mësojnë se si të kalojnë lumin me not" ose "të largohen nga Kherson-i ndërsa është ende e mundur".

Për këtë raport u përdorën të dhëna nga Associated Press dhe Reuters.

XS
SM
MD
LG