Zhbllokohen rrugët kryesore në veriun e Kosovës
Rrugët në veriun e Kosovës që çojnë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, u zhbllokuan të hënën nga grupe serbësh, të cilët të dielën protestuan kundër masave të reciprocitetit të qeverisë për dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe