Lidhje

Gjeneral Kingji shefi i ri i shtabit të ushtrisë shqiptare

Shefi i ri i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Arben Kingji
Shefi i ri i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Arben Kingji

Në Shqipëri, Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot pasuesin e tij në postin e shefit të Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, që ai mbante deri kur u propozua si kandidat për kreun e shtetit në qershor.

Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, në krye të Forcave të armatosura, u emërua gjeneral Brigate Arben Kingji, 52 vjeç, i cili deri tani ka mbajtur detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore, ndërsa më herët atë të komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Sipas një biografie të tij, të shpërndarë nga presidenca, “Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë”. Po ashtu i ka qenë dhe komandant i kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Në vitin 1993 zoti Kingji ka përfunduar studimet në Akademinë e Forcave të armatosura. Përgjatë viteve ai ka kryer specializime dhe kurse të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në vitin 2016 është diplomuar dhe për Drejtësi në një universitet privat në Tiranë.

This item is part of
XS
SM
MD
LG