Lidhje

Ligjet ruse vënë në shënjestër kundërshtarët e luftës 


A view shows the Russian Foreign Ministry headquarters in downtown Moscow on July 11, 2022. (Photo by Kirill KUDRYAVTSEV / AFP)

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska ka bërë çmos për të shtypur opozitën brenda Rusisë. Kritikët e Kremlinit thonë se ligji mbi ndikimin e huaj e forcon kontrollin e pushtetit ndaj popullsisë dhe organizatave ruse.

Ligjet ruse vënë në shënjestër kundërshtarët e luftës 
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi më 15 korrik dy ligje. I pari titullohej: “Mbi kontrollin e veprimtarisë së personave nën ndikimin e huaj”. Ndërsa ligji i dytë titullohej: “Mbi ndryshimin e Kodit Penal të Federatës Ruse dhe Kodit të Procedurave Penale të Federatës Ruse”.

Vëzhguesit e Kremlinit thonë se ligji mbi ndikimin e huaj është formuluar në mënyrë tillë që të jetë i paqartë dhe zgjeron pushtetin e qeverisë mbi qytetarët dhe organizatat ruse.

Damelya Aitkhozhina punon me organizatën Human Rights Watch.

“Në thelb, tani kushdo mund të konsiderohet agjent i huaj. Çfarë është ndikimi i huaj? Dikush e dëgjon Zërin e Amerikës – dhe ata janë nën ndikimin e huaj!”, thotë ajo.

Ligjet e reja e zgjeruan listën e agjentëve të huaj, duke përfshirë prezantuesen televizive Tatyana Lazareva, blogerët Maxim Katz dhe Veronika Belotserkovskaya dhe anëtarin e opozitës Ilya Yashin, i cili ndodhet në një qendër paraburgimi pasi foli kundër luftës në Ukrainë.

“Ilya Yashin është aktivist i njohur politik, ndaj vëmendja është përqendruar tek ai. Por kemi dhjetëra raste të tjera të tilla”, thotë Damelya Aitkhozhina me organizatën Human Rights Watch.

“Gjatë periudhës 24 qershor - 24 korrik janë hapur 13 çështje të reja penale mbi përhapjen e lajmeve të rreme. 75 raste që nga fillimi i luftës, ndërsa ligji u miratua në mars”, thotë Daria Korolenko, avokate për projektin e pavarur meditaik rus për të drejtat e njeriut OVD-Info.

Ligji i dytë për procedurën penale, i nënshkruar nga Presidenti Putin më 14 korrik, e cilëson tradhëti të lartë bashkimin me “radhët e armikut” gjatë veprimtarisë ushtarake, me një dënim maksimal 20 vjet burg.

"Që të akuzohesh për tradhëti ose spiunazh, nuk nevojitet të ketë ndonjë informacion sensitiv”, thotë Valeryia Vetoshkina, Projekti i Departamentit të Parë për të Drejtat e Njeriut.

Ajo thotë se që nga viti 2017, në Rusi është bërë e udhës që shkencëtarët të akuzohen për tradhti. Viktor Kudryavtsev, studiues në një qendër raketore dhe mjeteve të hapësirës ruse vdiq në vitin 2021 ndërsa ishte nën hetime.

Shkencëtari Dmitry Kolker nga qyteti Novosibirsk, u arrestua nën dyshimet për tradhti, u dërgua nga spitali në një institucion paraburgimi dhe vdiq katër ditë më vonë nga kanceri i avancuar i pankreasit.

“Kam një klient në një qendër paraburgimi. Ai quhet Valery Kalugin dhe së shpejti do të mbushë 70 vjeç. Në vitin 2018, ai mori pjesë në një projekt ndërkombëtar të autorizuar nga presidenti. Një pjesë e punës përfshinte projektimin e një avioni supersonik civil dhe jo ushtarak! Disa vite më vonë, FSB [Shërbimi Federal i Sigurisë] i trokiti në derë duke e akuzuar për tradhti”, thotë zonja Valeryia Vetoshkina.

Qeveria ruse i cilëson këto ndryshime ligjore si masa të nevojshme për të mbrojtur Moskën nga ndikimi i huaj dhe për të ruajtur sigurinë kombëtare gjatë një periudhe lufte

XS
SM
MD
LG