Lidhje

Ylli i filmit "Grease" Olivia Newton-John vdes në moshën 73-vjeçare


FILE - Singer Olivia Newton-John performs at the 58th Vina del Mar International Song Festival in Vina del Mar, Chile, Feb. 23, 2017.

LOS ANXHELOS - Këngëtarja Olivia Newton-John, e cila fitoi famë botërore në rolin e Sandy-it, vajza e dashur e shkollës së mesme në filmin e njohur "Grease", vdiq të hënën pas një beteje 30-vjeçare me kancerin. Ajo ishte 73 vjeç.

Newton-John "vdiq paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë", thuhet në një deklaratë nga bashkëshorti i saj John Easterling postuar në llogaritë e saj zyrtare në mediat sociale.

Këngëtarja, karriera e së cilës zgjati më shumë se pesë dekada, i kushtoi shumë nga koha dhe fama e saj bamirësive pasi u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 1992.

Ylli i lindur në Britani dhe rritur në Australi realizoi një numër albumesh dhe koncertesh për të grumbulluar fonde për kërkime dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes, duke përfshirë ndërtimin e një qendre shëndetësore që mban emrin e saj në Melburn.

FILE - Olivia Newton-John and her husband John Easterling pose for a portrait in New York, April 2, 2009.
FILE - Olivia Newton-John and her husband John Easterling pose for a portrait in New York, April 2, 2009.

"Nuk më pëlqen të them 'kam luftuar'," tha Olivia Newton-John për kanalin televiziv Seven të Australisë në shtator të vitit 2018, pasi zbuloi se ishte diagnostikuar për herë të tretë me kancer.

"Më pëlqen të them "kam fituar", sepse "lufta" krijon idenë e një zemërimi dhe dhimbje që nuk e dua".

'Ti je ai që dua'

Newton-John është më e njohur për rolin në muzikalin "Grease" të vitit 1978 së bashku me John Travolta-n, si Sandy-vajza e shtëpisë fqinje, e cila e ndërron fundin e saj deri tek kyçi i këmbës dhe flokët e drejta, me pantallona të zeza të ngushta lëkure dhe flokët me onde.

Vajza e drojtur e shkollës së mesme, që u shndërrua në një çapkëne, bëri jehonë tek

FILE - Olivia Newton-John readies herself for her role in the movie version of "Grease," in Los Angeles, Aug. 30, 1977.
FILE - Olivia Newton-John readies herself for her role in the movie version of "Grease," in Los Angeles, Aug. 30, 1977.

audienca në mbarë botën dhe vazhdoi të rrëmbejë zemrat e publikut për dekada pas publikimit të filmit.

“Loja në film ishte argëtuese, por kurrë nuk e di nëse audienca do ta pëlqejë apo jo, edhe nëse ty të pëlqen”, tha ajo në një intervistë për revistën Forbes në vitin 2018.

"Është e pabesueshme që filmi vazhdon të ndiqet, por nuk është vetëm kaq, nuk po tregon shenja ndalimi. Thuai 'Sandy dhe Danny' dhe njerëzit e kuptojnë menjëherë se për çfarë je duke folur".

"Grease" mbeti muzikali me fitimet më të larta për tre dekada, me Newton-John dhe Travoltën që mbajtën një marrëdhënie të ngushtë shumë kohë pas xhirimit të filmit.

FILE - Actors Olivia Newton-John and John Travolta dance on the red carpet as they arrive for the 40th anniversary celebration of the movie "Grease" at the Academy of Motion Picture Arts and Sciences in Beverly Hills, California, Aug. 15, 2018.
FILE - Actors Olivia Newton-John and John Travolta dance on the red carpet as they arrive for the 40th anniversary celebration of the movie "Grease" at the Academy of Motion Picture Arts and Sciences in Beverly Hills, California, Aug. 15, 2018.

"Olivia ishte kënaqësia ime më e madhe gjatë xhirimeve të "Grease"," tha aktori Travolta në një intervistë për të shënuar 40 vjetorin e filmit në 2018.

Nuk kishte asnjë tjetër "në botë" që mund të luante Sandy-n si ajo, tha Travolta për aktoren Newton-John, e cila mbushi 29 vjeç gjatë xhirimeve të filmit Grease dhe më vonë zbuloi se ajo duhej të bindej nga Travolta për të marrë rolin pas dyshimeve që kishte në vetvete. Ajo ishte e madhe për të luajtur një adoleshente.

"Të gjithë ata që ishin djem të rinj në vitet '70 ... ju kujtohet kopertina e albumit me Olivian me atë këmishë blu, me ata sy të mëdhenj blu që të vështronin," kujton Travolta.

“Ëndrra e çdo djali, e çdo burri ishte: “Oh, do të doja që ajo vajzë të ishte e dashura ime”.

Karriera e saj do të shtrihej nga këngëtare dhe aktore në autore dhe filantropiste në dekadat e ardhshme, me pasionin e saj për kërkimet e kancerit në krye, duke përkrahur terapitë natyrore, përfshirë kanabisin medicinal në trajtimin e kancerit.

Ajo interpretoi në fund të të 60-ave, deri në diagnozën e fundit me kancer, duke përfshirë një qëndrim dy-vjeçar në Vegas, një turne të vitit 2015 me legjendën e muzikës australiane John Farnham dhe madje duke regjistruar një këngë në Club Dance në moshën 67-vjeçare me vajzën e saj Chloe Lattanzi.

“Kam bërë gjithçka”, tha ajo duke reflektuar për karrierën e saj.

“Kështu që ndihem mirënjohës për çdo gjë që ndodh tani”.

XS
SM
MD
LG