Lidhje

Ukraina: 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi në Krime


Rising smoke can be seen from the beach at Saky after explosions were heard from the direction of a Russian military airbase near Novofedorivka, Crimea, Aug. 9, 2022.

Zyrtarët ukrainas thonë se 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimi masiv në bazën ajrore Saki në Krime, mes spekulimeve se baza u godit nga Ukraina. Kjo do të përbënte një përshkallëzim të ri të luftës me Rusinë.

Rusia mohon dëmtimin e ndonjë avioni nga shpërthimi i së martës, ose që të ketë ndodhur ndonjë sulm. Zyrtarët ukrainas, kanë lënë të kuptohet, por pa e pranuar përgjegjësinë për shpërthimet, duke vënë në lojë shpjegimin rus se në bazë ra zjarr tek depoja e municioneve që shkaktoi shpërthimet.

Kievi thotë se gadishulli i Krimesë, që Rusia e aneksoi para 8 vjetësh është i rëndësishëm dhe Presidenti Zelensky, duke folur disa orë pas shpërthimit, u zotua se Ukraina do ta rimarrë Krimenë.

Zyrtarët rusë u përpoqën sot ta minimizojnë ndikimin e shpërthimeve, duke thënë se hotelet dhe plazhet nuk janë prekur. Krimea është një destinacion i preferuar për turistët rusë. Shpërthimet, që shkaktuan një të vrarë dhe 13 të plagosur, i detyruan pushuesit të largoheshin në panik. Avionët rusë e kanë përdorur bazën në Soki për të goditur rajonet në jug të Ukrainës. Mediat sociale në Ukrainë ishin të mbushura me komente të shumta se sulmi ishte kryer nga Ukraina duke përdorur raketë me reze të gjatë veprimi.

XS
SM
MD
LG