Lidhje

Të rinj nga Ballkani Perëndimor nxisin në Gjirokastër dialogun për paqen 


Gjirokastër, takimi i të rinjve nga Ballkani Perëndimor
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:45 0:00

Të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të nxisin dialogun dhe bashkëpunimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendet e rajonit.

Në një takim në Gjirokastër, mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, të rinjtë kanë vlerësuar trashëgiminë kulturore si një urë afrimi mes popujve të Ballkanit.

Të rinjtë kanë disktuar edhe për zhvillimin e demokracisë dhe ardhmërinë e tyre ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit përballen me largimin në masë të të rinjve drejt emigrimit.

Në pazarin historik të Gjirokastrës, 25 të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për të parë përgatitjen e kafes së gurit dhe për t'i hapur më pas rrugë një diskutimi për të nxitur tolerancën dhe respektin për kulturat e ndryshme të popujve në Ballkan.

Të ardhur nga vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, të rinjtë janë mbështetur nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë dhe do të qëndrojnë për disa ditë me njëri-tjetrin në forume diskutimesh dhe vizita e takime në objekte kulturore.

Misela Dervishi nga OSBE për projektin "Të rinjtë në fokus” thotë se një nga diskutimet e të rinjve është marëdhënia në mes brezave.

"Ky aktivitet ka sjellë së bashku 25 të rinj nga të gjitha vendet e rajonit të cilët po diskutojnë për tema të rëndësishme në ditët tona sic janë marëdhëniet në mes brezave. Elementi që ne kemi dashur ta trajtojmë në thellësi është trashëgimia kulturore si një urë bashkëpunimi , ndaj jemi në Gjirokastër.”

Zonja Dervishi thotë më tej se se i sheh të rëndësishme takime të tilla të të rinjve.

“Të rinjtë në rajon kanë shumë sfida, probleme të ndryshme, por edhe shumë elementë të përbashkët. Në këto lloj aktivitetesh është një mënyrë shmuë e mirë për t`i trajtuar këto problemedhe element dhe për të parë perspektiva të ndryshme. Në këndvështrimin tonë aktivitete të tilla janë akoma të nevojshme për gjithë rajonin”.

Ngjarjet dramatike të së shkuarës, në Ballkanin Perëndimor e bëjnë më të rëndësishëm rritjen e një brez të ri, të përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit.

Lindita Gashi nga Prishtina thotë se aktivitete të tilla nxisin mirëkuptimin e të rinjve.

Aktiviteti është shumë i rëndësishëm se mund të kuptojmë dimensione të Ballkanit. Gjithashtu për të krijuar një lloj paqeje mes nacionaliteteve të ndryshme, por është edhe pjesa e ndarjes së eksperiencave dhe opinoneve, qoftë për të tashmen, qoftë për të ardhmen”.

Zonja Gashi thotë se është mjaft e rëndësishme që të rintjë të marrin pjesë në aktivitete të tilla duke e zgjeruar sferën e bashkëpunimeve.

“ Është shumë e rëndësishme që të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete, punëtori, projekte të natyrës së tillë, por edhe të tjera që do i ndërgjegjësojnë më shumë për historinë dhe kulturën e vendit dhe për nevojën e bashkëpunimit rajonal”.

Ndërsa Darko Trajkovcki që ka ardhur nga Maqedonia e Veriut thotë se ndarja e kulturave të ndryshme, e eksperiencës, është mjaft e dobishme për secilin pavarësisht nga vendet nga vijnë.

Ne kemi zhvilluar konferenca, kemi eksploruar qytetin, kalanë, kultruën në Gjirokastër dhe po kalojmë shumë mirë" , thotë Darko.

Gjirokastra është një qytet i pasurive që mbrohen nga UNESCO dhe është një përvojë e veçantë për këta të rinj, thotë Bjant Cami nga Gjirokastra.

Është një përvojë shumë e veçantë, është kënaqësi që të mirëpresim të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjirokastra është mjaft e pasur si nga trashëgimia kulturore materiale dhe nga trashëgimia jo materiale”.

Të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor po priren masivisht vitet e fundit drejt emigrimit. Zbutja e kësaj dukurie është një sfidë për të gjitha vendet e rajonit thotë zonja Dervishi.

"Kjo është një lloj sfide për të gjitha vendet e rajonit dhe jo vetëm për Shqipërinë. Këto aktivitete një nga komponentët për t`i ndërgjegjësuar të rinjtë për mundësitë që kanë në vendine tyre dhe se si bashkëpunimi rajonal që mund të kenë me njëri-tjetrin mund t`i ndihmojë që të kalojnë sfidat duek qëndruar në vendin e tyre".

Disa nga vendet e Ballkanit janë përfshirë në procesin e integrimit evropian dhe roli aktiv i të rinjve shihet si mjaft i rëndësishëm në zhvillimin demokratik dhe socialo-ekonomik të këtyre vendeve.

XS
SM
MD
LG