Sfidat për udhëheqësin e ardhshëm të Britanisë
Britania do të ketë një kryeministër të ri javën e ardhshme, gati dy muaj pas dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson, pas një sërë skandalesh. Pasardhësi i kryeministrit Johnson përballet me një sërë sfidash të mëdha, ndërkohë që aleatët e Britanisë po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Londër.