Lidhje

Bombardimet shkaktojnë shkyçjen e termocentralit bërthamor të Zaporizhias


This satellite image from Planet Labs PBC shows the Zaporizhzhia nuclear power plant occupied by Russian forces, in Ukraine on Aug. 28, 2022.
This satellite image from Planet Labs PBC shows the Zaporizhzhia nuclear power plant occupied by Russian forces, in Ukraine on Aug. 28, 2022.

Reaktori i fundit i aktivizuar në termocentralin e madh bërthamor të Zaporizhzhias u shkyç nga rrjeti i Ukrainës të hënën pasi bombardimet ruse ndërprenë linjat e energjisë, tha kompania shtetërore bërthamore “Energoatom”.

Impianti me gjashtë reaktorë që ndodhet në Ukrainën jugore, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, u pushtua nga Moska në mars, por ende operohet nga personeli ukrainas.

“Sot, si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga bombardimet, linja e transmetimit (e fundit në funksion) u shkëput”, thuhet në një postim të kompanisë “Energoatom”, të postuar në rrjetin social Telegram.

"Si rezultat, njësia numër 6 e reaktorit, e cila aktualisht furnizon nevojat e centralit për energji, u shkyç nga rrjeti", thuhet në deklaratë.

Ukraina nuk është në gjendje të riparojë linjat e energjisë tani për shkak të rifillimit të luftimeve rreth stacionit, shkroi në Facebook ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko.

"Riparimi i linjave të energjisë aktualisht është i pamundur - luftimet rreth termocentralit po vazhdojnë", tha ai.

Ministri Galushchenko u ankua se bombardimet e fundit goditën zonën menjëherë pasi shumica e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u larguan nga centrali më herët të hënën.

“Sapo misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike u largua nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias, reaktori sërish u shkyç”, shtoi ai.

Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për rrezikim të një katastrofe bërthamore pasi zona rreth uzinës u bombarduan rregullisht gjatë muajit të kaluar.

Ukraina gjithashtu ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për vendosjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake në termocentralin bërthamor.

Dy reaktorë të termocentralit bërthamor, i pesti dhe i gjashti, mbeten në përdorim, por aktualisht janë shkyçur nga rrjeti. Ata janë shkyçur në mënyrë të vazhdueshme për shkak të bombardimeve në dy javët e fundit.

XS
SM
MD
LG