Lidhje

Ulqin, edukimi ndërkulturor i të rinjve si nismë e nxitjes së barazisë


Ulqin, edukimi ndërkulturor i të rinjve si nismë e nxitjes së barazisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:26 0:00

Edukimi ndërkulturor është shumë i rëndësishëm dhe paraqet një platformë ideale për nxitjen e barazisë dhe të drejtave të njeriut, u tha në tryezën e prezantimit të projektit “Komunikimi ndërkulturor i të rinjve: sfidat dhe mundësitë”.

Ludmila Mila Popoviq nga Drejtoria e Komunikimit Ndërkulturor në Malin e Zi, vuri në dukje rëndësinë e edukimit dhe tejkalimin e pengesave ndërkulturore mes të rinjve.

“Themelimi i Drejtorisë për Komunikimin Ndërkulturor në Malin e Zi ka në funksion forcimin e dialogut ndërkulturor në sistemin arsimor për të krijuar procesin e ndërveprimit mes të rinjve me përkatësi të ndryshme”, tha zonja Popoviq.

Edukimi ndërkulturor, sipas organizatores Hazreta Cuca, është një proces ku pjesmarrësit mësojnë të jetojnë së bashku në një botë të larmishme.

“Gjithë këto vite që kemi punuar me të rinjtë në shkollat fillore dhe të mesme kemi vënë re se është shumë e rëndësishme për faktin se, që nga fillimi shkollor ata kanë të bëjnë dhe të ndërveprojnë me nxënës të tjerë që u përkasin kulturave, gjuhëve dhe feve të ndryshme. Është shumë e rëndësishme sepse efektiviteti dhe përparimi i shoqërisë lidhet drejtpërdrejtë me bashkëpunimin e këtyre të rinjve"'.

Zonja Cuca, vë në dukje se të rinjtë duhet t'i tejkalojnë pengesat dhe të pranojnë ndryshimet.

“Natyrisht që duhet punuar pasi të rinjtë duhet ti thyejnë ato pengesa që kanë për njëri-tjetrin, të njohin dhe të kenë një diapazon më të hapur dhe të pranojnë të ndryshmen. Nuk do të thotë se kur ndonjëri është i ndryshëm ka më pak ose është më pak aftësi se ne. Duhet të jemi të hapur ndaj të gjitha kulturave sepse bashkëpunimi mes njeri-tjetrit mund të sjellë gjëra shumë pozitive për qytetet tona”.

Zonja Popoviq vlerëson se komunikimi ndërmjet pjesëtarëve të kulturave të ndryshme krijon një kod të ri duke nxitur një shoqëri demokratike.

“Është shumë e rëndësishme të zhvillohet një kod i ri kulturor që ofron qasje bashkëkohore për shoqërinë dhe mëson të jetohet së bashku duke promovuar përkushtimin ndaj barazisë”, tha drejtoresha e Drejtorisë së komunikimit ndërkulturor në Malin e Zi, zonja Popoviq.

XS
SM
MD
LG