Lidhje

Debati mbi vaksinat e reja kundër variantit Omicron


Amerikanët po debatojnë nëse do të marrin dozën përforcuese të vaksinës së përmirësuar kundër COVID-19, të miratuar kohët e fundit nga autoritetet. Ekspertët i thanë Zërit të Amerikës se edhe pse këto vaksina u miratuan me shpejtësi, dozat që kanë veprim të dyfishtë, janë të sigurta dhe duhet të jenë në dispozicion të pjesës tjetër të botës.

Në kryeqytetin amerikan, opinionet janë të ndryshme në lidhje me nevojën për marrjen e një doze përforcuese të vaksinës që lufton virusin fillestar SARS-CoV-2 si dhe nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të Omicronit, përgjegjëse për shumicën e infektimeve aktuale.

“Shumë kolegje mund të jenë duke u përballur me infeksione ndaj marrja e një doze përforcuese është mënyra e duhur”, thotë për Zërin e Amerikës studenti Kobie Andrews.

“Nuk kam nevojë për një dozë tjetër. Shpresoj që antitrupat që kam marrë nga vaksinat e mëparshme të funksionojnë”, thotë Trinity Turner, studente e infermierisë.

Ndërsa njoftohen rreth 200 raste infektimesh në ditë në kryeqytetin amerikan, organet shëndetësore të Uashingtonit duan që të gjithë banorët e qytetit të mund të marrin vaksinën.

“Kjo dozë ka një ndryshim të vogël nga vaksina që kemi marrë prej dy vitesh. Kjo dozë është e rëndësishme për sistemin imunitar, sepse lufton variantet që po qarkullojnë tani”, thotë Dr. Thomas Farley, me Departamentin e Shëndetësisë së qytetit të Uashingtonit.

Për të ndaluar përhapjen e infektimeve, autoritetet federale miratuan dozat përforcuese kunër variantit Omicron, por pa i testuar më parë tek individët. Jo të gjithë janë të kënaqur me këtë, por ekspertët thonë se vaksina është e sigurtë.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrejtit Skype me Dr. Jesse Goodman, ish-shkencëtar i lartë që sherbeu me agjencinë rregullatore të barnave.

“A pres probleme? A po trajtoheni ju si testues? Unë mendoj se jo. Autoritet shëndetësore po balancojnë përfitimet e mundshme nga vaksina me rreziqet”.

Dr. Paul Offit është anëtar me të drejtë vote në Komisionin Këshillues të Vaksinave pranë Administratës së Ushqimit dhe Barnave, që njihet si FDA.

“Mendoj se efeket anësore të vaksinës së përmirësuar të jetë i ngjashëm me ato të vaksinave ekzistuese, mRNA”.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se nëse njerëzit marrin dozat përforcuese, kjo mund të parandalojë 100 mijë shtrime në spital dhe kursejë miliarda dollarë kosto mjekësore.

Kjo nuk do të thotë se ata që marrin vaksinën duhet të ulin kujdesin. John Moore është profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë.

“Nëse disa të vaksinuar mendojnë se doza ka shumë aftësi mbrojtëse, ata mund të ulin masat mbrojtëse dhe shtojnë rreziqet e ekspozimit, duke ndikuar negativisht”.

Nisma për qasjen globale ndaj vaksinës, që ndihmon vendet vendet e varfra të kenë qasje ndaj vaksinave kundër COVID-19, po ndjek me vëmendje shpërdarjen e dozës së përmirësuar.

“Ndërsa vaksinat e përmirësuara ofrohen për publikun, ne duhet të sigurohemi që të kemi vaksina për të gjitha vendet në nevojë. Nëse vendet e pasura ofrojnë imunizim vetëm për popullsitë e tyre, kjo nuk ndalon përhapjen e virusit”, thotë Derrick Sim me COVAX.

83% e vendeve të mbështetura nga COVAX kanë filluar të rrisin injektimin me doza shtesë të vaksinës origjinale për popullatat me rrezik të lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shqyrtojë në muajt e ardhshëm të dhënat se si funksionojnë dozat e reja përforcuese përpara se të bëjë një rekomandim për përdorimin e tyre në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG