Lidhje

Moskovitët reagojnë pas vendimit për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve


Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny kritikoi vendimin e presidentit Putin për një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve duke pohuar se ai po zgjeron përmasat e krimeve të kryera në Ukrainë. Urdhri për mobilizim të pjesshëm erdhi një ditë pasi rajonet e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore njoftuan planet për të mbajtur referendume për t'u bashkuar me Rusisë.

Moskovitët reagojnë pas vendimit për mobilizim të pjesshëm të rezervistëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny tha sot se përmasat e krimeve të kryera nga presidenti rus Vladimir Putin po zgjerohen pasi ai urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve.

Alexei Navalny foli gjatë një seance gjyqësore për një peticion kundër burgut ku ai mbahet.

“Tashmë është e qartë se lufta kriminale që po vazhdon, po përkeqësohet, po thellohet dhe Putini po përpiqet të përfshijë sa më shumë njerëz në të. Ai dëshiron të njollosë qindra mijëra njerëz në këtë gjakderdhje”, tha zoti Naavalny duke folur nga qelia e burgut.

Analisti politik rus Dmitry Oreshkin e cilësoi njoftimin e Putinit si një "akt dëshpërimi", duke argumentuar se Rusia nuk ka aftësinë për të armatosur apo stërvitur rezervistët e mobilizuar.

"Mobilizimi përkufizohet me dy fjalë të thjeshta: sabotim pasiv. Njerëzit do t'i shmangen këtij mobilizimi në çdo mënyrë të mundshme, do të japin ryshfet për të mos qënë pjesë e tij, do të largohen nga vendi".

Banorët e Moskës reaguan të mërkurën ndaj urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve.

"Gjithmonë ndihesh i shqetësuar në momente si këto. Sepse ke grua, ke fëmijë dhe mendon për ta. Nuk do të doja t'i lija në rast se ndodh diçka", thotë Denisi.

.

"Mendoj se lëvizja është shumë e vonuar. Njerëzit nuk duan të jetojnë më nën bombardime. Ata duan të jetojnë me dinjitet. Kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë të shpëtohen duke u bashkuar me Rusinë. Është shumë logjike", thotë Aleksandri.

Një moskovit i cili dha emrin e tij si Sergej, tha se presidenti kishte marrë vendimin për të mobilizuar rezervistët pasi kishte shqyrtuar situatën.

"Ai beson se është e nevojshme. Jemi në situatën kur nuk mund të komentojmë atë që ai ka thënë. E tha Presidenti dhe kaq", tha ai.

Një banor tjetër tha se nuk kishte frikë nëse do t'i kërkonin të bashkohej me ushtrinë.

"Nuk më shqetëson. Unë jam njeri i thjeshtë. Nëse më thonë të shkoj, do të shkoj. Të gjithë do të vdesim. Disa më herët, të tjerët - më vonë", tha ai.

Zyrtarët thanë se numri i përgjithshëm i rezervistëve që do të thirren mund të jetë deri në 300,000.

Putini i ka rezistuar thirrjeve të mbështetësve nacionalistë për një mobilizim të përgjithshëm ushtarak që kur nisi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Një vendim i tillë ka të ngjarë të marrë kohë dhe gjithashtu mund të mos gëzojë mbështetje nga publiku, të cilin Kremlini synon ta mbajë të izoluar nga efektet e luftës.

XS
SM
MD
LG