Lidhje

Banorët e Iziumit në vështirësi, gjashtë muaj pas pushtimit rus


A man carries wood, which he says is collected from abandoned Russian military bunkers, on his bicycle to use for heating during the winter, as Russia's attack on Ukraine continues, in the town of Izium, Kharkiv region, Sept. 20, 2022.

Banorët e Iziumit janë ende të traumatizuar pas pushtimit gjashtë mujor të qytetit nga forcat ruse. Megjithëse qyteti u rimor nga forcat ukrainase pas një kundërofensive të befasishme, ai është i shkatërruar dhe jeta është e vështirë përpara dimrit që po afron.

Banorët e Iziumit në vështirësi, gjashtë muaj pas pushtimit rus
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Iziumi, në Ukrainën e largët lindore, ishte ndër qytetet e para të pushtuara nga forcat ruse pas fillimit të luftës më 24 shkurt dhe u bë një qendër komande për forcat ruse.

Në fillim të marsit, qyteti ishte pothuajse plotësisht i izoluar - pa telefona celularë, pa ngrohje dhe energji. Banorët nuk e dinin se çfarë po ndodhte në luftë, nëse të afërmit e tyre ishin gjallë, nëse Ukraina ende ekzistonte.

Iziumi u rimor në një kundërofensivë ukrainase më 10 shtator, por më shumë se një javë më vonë banorët po mëkëmben ende nga konfuzioni dhe trauma e pushtimit gjashtëmujor.

Shkolla e qytetit është shkatërruar. Ajo shërbeu për gjashtë muaj si bazë për ushtrinë ruse dhe si ofiçinë.

Vitet e arsimit të të rinjve të Iziumit në këtë shkollë kanë mbaruar, por ajo ka diçka të vyer për t’u ofruar banorëve - drutë e bankave, dërrasat, mobiljet dhe trarët e shkollës.

Do të kalojnë muaj, apo më shumë, përpara se Iziumi të ketë energji elektrike, gaz dhe ujë të rrjedhshëm, dhe i ftohti tashmë ka filluar.

"Nuk kemi asgjë. Ne marrim dru për të ngrohur ujë për çaj dhe për të gatuar. Shikoni duart e mia! Unë jam 75 vjeç dhe kjo grua është edhe më e moshuar se unë. Kemi frikë nga dimri", thotë Oleksandra Lysenko duke qëndruar në një grumbull me tulla.

Por pritshmëritë u rritën kur filloi një formë më elementare komunikimi.

Në kohën kur kamioni i postës u parkua në një treg të mbyllur, më shumë se njëqind njerëz ishin duke pritur për dërgesën e parë postare që nga shkurti.

"Nëse posta funksionon, kjo do të thotë se jeta po përmirësohet. Ne do të jetojmë dhe do të shpresojmë për më të mirën," tha 69-vjeçari Volodymyr Olyzarenko. Ai tashmë e dinte se çfarë përmbante kutia e dërguar nga fëmijët e tij të rritur: rroba të ngrohta për vëllain e tij.

Por do të vijnë ditë të vështira.

Një varr me qindra trupa u zbulua javën e kaluar në një pyll në periferi të qytetit dhe hetuesit po zhvarrosin trupat për të filluar punën e zymtë të identifikimit.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se varreza përmban më shumë se 440 trupa.

XS
SM
MD
LG